Basha nga Fieri: Nuk luftojmë për pushtet, por për ti dhënë fund tranzicionit

E mërkurë, 29 May 2019 17:28

Pas Elbasanit, ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me qytetarët e Fierit.

I pritur ngrohtësisht nga qytetarët fierakë nën thirrjet “Rama ik” dhe “Nuk ka zgjedhje pa PD”, gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës u shpreh se, Shqipëria si gjithë Europa është misioni dhe aspirata që i ka mbledhur shqiptarët në bashkimin më të pashembullt, më historik, për të mos pranuar asgjë më pak se vlerat, standardet dhe parimet e Evropës për vendin tonë.

“Mikpritja juaj është mesazhi më i fortë i shpresës që ka lindur e që ka mbuluar fshatrat e qytetet e vendit. Sot për herë të parë në Fier përshëndetjen me shenjën e fitores e kam parë të ngrihem jo vetëm nga duart e demokratëve fierakë, por edhe nga socialistët fierakë sepse do të jetë fitorja e çdo qytetari shqiptar”, deklaroi Basha në hyrje të fjalës së tij.

 “Po e shihni këtu e anembanë Shqipërisë. E pa gjithë bota bashkimin dhe fuqinë tonë të shtunën në Tiranë. Dhe bashkimi ynë rritet nga dita në ditë, rradhët e protestës popullore shtohen sepse Shqipëria ka përqafuar kauzën tonë të drejtë. Ne nuk luftojmë për karrike dhe pushtet, por që pushteti ti takojë qytetarëve shqiptarë. Ne luftojmë ti japim fund tranzicionit e ti hapim rrugën Shqipërisë Europiane”, u shpreh lideri i PD-së.

Modifikuar më E mërkurë, 29 May 2019 17:35
Login to post comments