‘Ulet perdja, hapen dritat, p*rdhu …’/ Gazetari ia plas surratit negociata Ramës

E mërkurë, 29 May 2019 17:49

Duke ju referuar deklaratave të përvitshme të kryeministrit Edi Rama, i cili në çdo fund maji dhe fillim qershori del nëpër media e rrjete sociale dhe gëzon për hapjen e negociatave, ka ardhur dhe reagimi epik i gazetarit Agim Xhafka.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Xhafka i kërkon Ramës që ka ardhur momenti që t’i japë fund këtij filmi të shëmtuar, pasi vetëm për Edi Ramën hapen negociatat në qershor, se për Shqipërinë realisht nuk janë hapur asnjëherë.

Sipas gazetarit Rama ende kujton se shqiptarët do t’i shohin filmat e tij të gjoja hapjes së negociatave.

Ja postimi i Xhafkës:

Edvin,e kemi parë disa herë këtë filmin me negociatat. E dimë përmendësh. Ja,do aktrosh sikur gëzohesh ca ditë,pastaj do të ta shtyjnë,andej nga shtatori do të të thonë shifemi në majin tjetër. Dhe The End. Ulet perdja,hapen dritat e pirdhu jashtë.

Modifikuar më E mërkurë, 29 May 2019 17:50
Login to post comments