Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar sot raportin e publikuar nga Komsioni Europian. Përmes një postimi në Facebook, Vasili nuk kursen ironinë drejtuar Mogherinit dhe Hahn, ku edhe i falenderon për rekomandimet që nuk hapën kurrë negociatat.
Ndër të tjera, Vasili komenton edhe situatën aktuale të vendit ndërsa rendit që një pjesë e mirë e institucioneve të vendit janë në kolaps total.
“Mogerini dhe Hanh ju faleminderit per rekomandimet,qe nuk hapën kurrë negociatat!?
Ne konferencen melankolike,te nje lamtumire pa lavdi Mogerini dhe Hanh folen per rekomandimin e radhes dhe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi e per suksesin e saj te “papare” te kesaj reforme.
Eshte vendi per ti “falenderuar” pa fund per kete vleresim sepse vertet i papare ishte suksesi i saj i madh i reformes ne drejtesi sepse:
-Shqiperia nuk ka as Gjykate Kushtetuese,
-nuk ka as Gjykate te Larte,
-nuk ka as Inspektor te pergjithshem te drejtesise,
-ka nje Veting me dy standarte te demaskuar edhe nga organizmat jo qeveritare,
-ka anetare te vete komisioneve te Vetingut qe jane pa asnje integritet e te kompromentuar
-ka mbi 50% te anetareve te KLGJ dhe KLP me standarte shume te ulta, qe rrenojne imazhin e drejtesise se “re”.
-te gjithe anetaret e KLGJ dhe KLP te refuzuar nga ONM u miratuan nga rilindja
-qe mbi 63% e shqiptareve nuk kane me besim te kjo reforme.
Keto arritje te nje reforme ne drejtesi te abortuar i “meritojne” levdatat e Mogerinit dhe Hanh.
Edhe nje falenderim perfundimtar.
Faleminderit Mogerinit dhe Hanh per rekomandimet e pervitshme,por qe nuk na i hapen asnje here negociatat per anetaresim”-shkruan Vasili.