Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një tjetër skandal brenda kampit Rilindas.
Ai ka publikuar denoncimin e bërë në media, ku shkruhet se deputeti Alket Hyseni ka ikur me vrap nga frika e banorëve të Sarandës, pasi ka tentuar tu marrë atyre pronën.
Postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha:
Narkodeputeti i Sarandes nuk ngopet kurre! sb
Sherr në Sarandë, deputeti i PS Alket Hysen ia mbath me vrap
Pro News shkruan:
Agai i jugut, deputeti i PS, Alket Hyseni i përfolur për shumë afera të zaptimit të pronave duke përdorur imunitetin e deputetit është përfshirë në një incident në qytetin e Sarandës.
Duke përdorur “veglat e tij qorre”, ai ka dashur të përvetësojë një truall në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, por aty ka ndeshur në kundërshtimin e pronarëve prej 25 vjetëve të këtij trualli. Situata ka agravuar në përleshje midis pronarëve realë të truallit dhe personit që prentendonte se ishte pronë e tij, i mbrojtur nga deputeti i PS-Sarandë, Alket Hyseni, i cilli ia ka mbathur me vrap.
Nuk është hera e pare që ky “ligjvënës” përfshihet në situate të tillë. I kthyer në “Again e Sarandës”, ai dikton çdo emërim, çdo lëvizje, çdo punësim, çdo favor brenda administratës duke mos respektuar ligjin, por duke e bërë vetë atë.
Në ditët në vazhdim do të publikojmë bëmat e këtij deputeti, që me aferat e tij po terrorizon një qytet të tërë.