Dyqani tek Selvia dhe ‘Ustai’ rilindas...

E Enjte, 30 May 2019 09:14

Nga Ylli Manjani.

Nëse ka ende ndonjë naiv që beson Kryeministrin kur flet si mbrojtës i Kushtetutës, i sugjeroj të shohë pamjet tek Selvia mbrëmë. Të shohë se si policë të shtetit, që paguhen për të mbrojtur pronat e liritë e njerëzve i dhunojnë ato!

I dhunojnë hapur, pa ligj, pa proçes të rregullt e pa asnjë masë njerëzore. Media raporton që policia u prishi shtëpinë, pavarësisht se pronarët janë paisur me çertifikatë pronësie.

Ky është kulmi i antikushtetueshmërisë. Kjo sjellje ndodhi bash në kohën kur media zbuloi diskutimin privat "kushtetues" Rama - Soreca. Ja ku e kanë Kushtetutën!

Nga Shkoza tek Unaza, nga Bregu i Lumit tek Selvia, prona rrëmbehet e pronarët dhunohen nga shteti me urdhër verbal.

Kjo është Kushtetuta e sundimit politik të Rilindjes! Kjo kushtetutë sigurisht nuk lejon demokraci e zgjedhje të lira. Naivët bëjnë mirë të hapin sytë, se kur t'u shkojë policia në derë do të jetë shumë vonë..!

Dhe më në fund, Soreca, Mogherini, Hahn, EURALIUS, OPDAT, ONM,OSBE e çka tjetër, Faleminderit shumë! Faleminderit që nuk patë drogën dhe nuk shihni qeverisjen më anti-kushtetuese që kemi patur ndonjëherë!

Faleminderit që shpallni fajtorë opozitën që vetëm denoncon dhe nuk shihni asnjë faj tek qeveria që dhunon! Po e ndihmoni Shqipërinë sa më ska! Turp e shkuar turpit!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...