Me sytë nga qielli e nga toka...

E Enjte, 30 May 2019 13:04

Nga Tanush Çaushi

Dhe çuditë s'kane te sosur në këtë vend. Kuptohet, jo poshtë, por lart, pikërisht tek krerët  e pushtetit. Herë - herë ndodhitë kthehen në donkishoteske e kështu grotesku qesharak bëhet edhe më i dhimbshëm.

Pa dy ditës, Kryeministri i dergoi kreut te opozitës letrën e gjashtë te hapur, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Ky veprim u pasqyrua e u komentua nga të gjitha mediat aq herë sa edhe njeriut të thjeshtë e besnik i tij iu bë bajat e iu neverit, pikërisht nga ky pompozitet e panevojshëm. Kryministri nuk është aq larg, saqë nuk ka mundësi ta takojë apo të dëgjojë fjalën e mesazhin e liderit të opzoitës. Edhe sikur në majë të borës së Everestit të kishte qenë, apo në mes shkretëtirës përvëluese të Saharasë, ai përsëri do tas kishte marrë mesazhin e tij. Kur dikush u tha të mos mërziteshin se Kryeministri është mu në mes të Tiranes njelloj si pilafi mes tepsisë, atëherë të thjeshtët shqiptarë u habitën e thanë:

- Edhe nëse çuditërisht s'ka telefon që të flasë, pse nuk i thirri opozitës me zë në anë të rrugës?

Thlebi i të gjitha letrave apo fjalimeve pa fund, monologjeve që do t’ia kishte zili edhe Shekspiri,është:

- Nga kreu s'lëviz, nga data s'luaj, hajde të flasim: vetëm të lëshoj karrigen mos më thuaj!

Kryeministri është bërë tamam si ai personazhi absurd i Beketit, që prêt e nuk e di se çfarë pret.. Po ndërsa personazhet e dramës së absurdit prisnin Godonë e fantazisë, kryeministri pret të vijë dikush nga toka, nga deti apo te zbresë nga qielli që të kapë për veshi opozitën dhe ta detyrojë të pranojë  caktimin e 60 e kusur puthadorësve të vetë në krye të bajraqeve feudale.

Per një çast e zëmë se do të ndodhë kështu, por pyetja tjetër mbetet pa përgjigje:

Po Kryeministrin kush do ta kap për veshi për t'i treguar ligjin dhe shtetin?

Të jetë i bindur se nuk do jetë Godoja, por populli që do ta largojë me protestat e tij të fuqishme dhe dita po afron!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...