Nuk ka faj sondazhi! Edi Rama nuk përfaqëson shumicën për të qeverisur!

Premte, 31 May 2019 12:09

Nga Ylli Manjani

Ka disa miq të mi, me të cilët debatoj dhe ndaj pikpamjet politike, që thonë se "s'bën sondazhi". Është fjala për sondazhin e IPR Marketing që jepet në Ora News.

Me teorinë që "fajin e ka sondazhi", nuk ahkohet askund. Në parim sondazhi është një lexues i opinionit në një moment të caktuar. Saktësia dhe besueshmëria e tij vlerësohet me përvoja të mëparshme. IPR Marketing dhe Ora News e kanë fituar këtë besim. Pa asnjë dyshim!

Tani mbetet që ai sondazh të lexohet, të përtypet mirë dhe aktorët politikë të gjejnë mënyrën e duhur, sipas përceptimit popullor. Sipas meje ai sondazh tregon qartë se:

  1. Edi Rama nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve për të qeverisur i vetëm dhe me ato numra moniste në Parlament. Nuk e kishte as në 2017-ën.
  2. Opozita e bashkuar përfaqëson shumicën numerike e politike në vend. Mbi 53% janë të gjitha partitë e opozitës.
  3. Përçarja e opozitës mban PS në pushtet. Zgjedhjet e 2017-ës e treguan qartë.
  4. PS është ende parti e fortë, numri 1 në vend, pavarësisht se nuk ka mandat të qeverisë në mënyrë moniste. 44% është tej mase shumë për një parti në konsum ekstrem...
  5. Shqiptarët kanë çështje numër 1 politike pluralimin politik. 64% nuk pranojnë zgjedhje pa opozitën.

E thënë thjeshtë: shqiptarët duan thjesht zgjedhje normale që të vendosin.

Partitë, pavarësisht se shahen prap janë të domosdoshme.

Ndaj duhet lexuar dhe jo injoruar ai sondazh.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...