Dr. Islam Lauka: Berisha shkaktoi 'tërmet' kur kërkoi të bombardohej Beogradi, por sa jetë do të ishin kursyer në Kosovë!

Premte, 31 May 2019 14:17

Dr. Islam Lauka, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, ka bërë dy deklarata të fuqishme sot lidhur me rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e Kosovës, gjatë promovimit të veprës së tij më të re “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë.”

“Kur përmenda Berishën këtu, - tha Lauka në fjalën e tij, - nuk  mund të lë pa theksuar një moment që ka dalë tani së fundi, me disa akuza absurde, sikur Sali Berisha paska qënë “argat i Millosheviçit”. Unë mund të jap dy-tre momente që unë i di, se sa “argat” ka qënë dhe është Berisha.

Në vitet 80 unë kam pasur shansin që ta njoh dhe i kam shkuar ndonjëherë në shtëpi e jemi takuar rrallë edhe për kafe, por sa herë që jemi takuar, biseda e Sali Berishës ka qënë vetëm për një çështje: Për Kosovën dhe fatin e saj tragjik!

E dyta, në vitin ’93 unë kam qënë në Moskë, në ambasadë dhe Berisha ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar tërmet atje, në trupin diplomatik. Këtë “tërmet” e ndjeva edhe unë, se më thoshin “more, a është normal ai, udhëheqësi juaj”, sepse Berisha për herë të parë aty,  kërkoi bombardimin e Beogradit! Natyrisht, u bombardua Beogradi, por 6 vjet më vonë! Dhe nëse do të ishte vepruar në kohë, siç tha Berisha, mbase do të ishin kursyer shumë jetë, shumë tragjedi.

Dhe e fundit,  kjo Rruga e Kombit ku hyjmë e dalim sot, që nuk të çonte asgjëkundi, siç thoshin disa, është meritë e Sali Berishës! Unë e di shumë mirë se në atë kohë, institucionet financiare ndërkombëtare kanë qenë kundër, se sipas tyre nuk argumentohej, dobishmëria. Dhe Berisha, ju e dini deklaratën e tij, “do të shkrijmë edhe unazat e gishtit, të  dhe këtë rrugë do ta mbarojmë!”

 Unë jam i bindur se po të mos ishte mbaruar në atë kohë, vështirë se do të kishim pasur Rrugë Kombi sot."

Islam Lauka - Doktor i Shkencave Politike, diplomat e pedagog, i dekoruar me “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” nga Presidenca e Shqipërisë (2018), ambasador i Shqipërisë në Kosovë (2009-’14), dekan i Trupit Diplomatik të akredituar në Prishtinë (2013-’14), president i Qendres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (prej v. 2003), drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike (prej v. 2005), autor i disa veprave për Kosovën të botuara në shqip, anglisht, arabisht, rusisht, serbisht, persishtm greqisht, “Qytetar Nderi” i komunës së Bytyçit (2010) e i qytetit Bajram Curri (2015) dhe i komunës Deçan në Kosovë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...