Vasili: Skandali; Shpërthen autotransformatori, pritet dimër pa drita

Premte, 31 May 2019 20:31

Ish-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar për daljen jashtë funksionit të autotransformatorit 320 MVA, AT 1 në Nënstacionin e OST-së, Tirana 2, si pasojë e një shpërthimi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili, ndër të tjera, shprehet se “Largimi i profesionistëve në sistemin energjitik po sjell katastrofa tepër të rënda për qytetarët dhe për financat e shtetit”.

Postimi i plotë i Vasilit

SKANDALI. Shperthen autotransformatori, nyje kyçe transformimi, pritet dimër pa drita!!!

Largimi i profesionisteve ne sistemin energjitik po sjell katastrofa tepër të rënda për qytetaret dhe per financat e shtetit.

Rasti me i fundit pak orë me parë është: Shperthimi i Autotransformatorit 320 MVA, AT 1 ne Nenstacionin e OST, Tirana 2.

Arsyeja e këtij shpërthimi eshte se nuk reagon mbrojtja e linjes Tirana 2 – Podgorice dhe per kete shkak tensioni kalon vleren 445kV.

Ne kete menyre Shqiperia humbet nje nga nyjet me te rendesishme te transformimit.

Nyja doli nga puna per shkak te operimit te Sistemit ne nivele absolutisht te palejuara te Tensionit.

Kjo ka sjelle per pasoje demtimin e izolacionit dhe ka sjelle renien ne lidhje te shkurter.

Autotransformatori qe ka shperthyer eshte prodhim Italian I kompanise Tamini.

Ky Nenstacion mjaft i rendesishem eshte ndertuar ne vitin 2011.

Pasoja qe bie mbi qytetaret eshte se gjate dimrit ata do jene pa drita, pasi instalimi i nje nenstacioni te ri kerkon rreth 8 muaj kohe.

Problemi po mbahet fshehur nga qeveria.

Presim tani te degjojme shpjegimet e cmendura te keyeministrit,por perpara cdo gjeje presim te na shpjegoje se si u larguan profesionistet duke lene sistemin ne duart e sharlataneve,pasojat e te cileve i vuajme ne te gjithe.

Login to post comments