Basha fton qytetarët në protestën e nesërme: Asnjë hap pas! Të gjithë në shesh

Saturday, 01 June 2019 11:19

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video me anë të së cilës fton qytetarët që ti bashkohen protestës së nesërme të opozitës. “Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh! 2 qershor, Shqipëria si Europa”, shkruan Basha.

Në video thuhet se Edi Rama vodhi votat për të vjedhur shqiptarët. Ndërkohë kalohet me shifra ku thuhet se zyra e tij kushton 1.6 milionë euro, ndërsa 300 mijë shqiptarë jetojnë në skamje. Po ashtu nënvizohet se 1 miliardë euro janë hedhur për luksin qeveritar dhe 500 mijë shqiptarë jetojnë si azilkërkues. “4.5 miliardë na kushton sot korrupsioni i Ramës. Ne nuk do ta paguajmë! Asnjë hap pas”, thuhet më tej.

Kjo ftesë e kryedemokratit vjen pak orë pasi Partia Socialiste çel pasditen e sotme fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

Video

Login to post comments