Edi Paloka reagon për letrën e 7-të të Ramës: Nesër e merr përgjigjen…

Saturday, 01 June 2019 12:17

Mëngjesin e së shtunës, kryeministri i vendit, Edi Rama u zgjua me një letër për demokratët. Në letrën e 7-të publike, disa orë para se të çelë fushatën zgjedhje për 30 qershorin, Rama shtroi pyetjen:

A mundet që zgjedhjet demokratike të bëhen vetëm nëse do opozita? Nga ana tjetër, Rama tha se nuk ka njerëz të zakonshëm që të bëhen pjesë e një marrëzie kaq të jashtëzakonshme. Kërcënimet me burg nuk munguan as në këtë letër. ”Koha Jonë”, kërkoi reagimin e opozitës politike. Në një prononcim mbi këtë letër dhe mesazhet e Ramës, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, thotë se kryeministri nuk e ka përplasjen me demokratët por me shumicën e shqiptarëve. Nga ana tjetër, Paloka thotë se Rama e merr përgjigjen nesër.

”Përplasjen nuk e ka më vetëm me demokratët por më shumicën e shqiptarëve të djathtë e të majtë që e kanë kuptuar ose ca më keq e kanë pësuar çmendurinë kriminale të Edvinit. Përgjigjen e merr nesër”, thotë Paloka për ”Koha Jonë”.

Login to post comments