Kryetari i Partisë Demokratike ka uruar sot përmes një postimi në facebook me rastin e 1 qershorit të gjithë fëmijët kudo që janë në Shqipëri, duke u uruar të kenë një jetë sa më të shendetshme, që të shkojnë në kopshte dhe shkolla me standarde cilësore.
Basha është shprehur shpresëplotë se e ardhja e tyre në Shqipëri do të jetë më e mirë, që ata të rriten si gjithë fëmijët e tjerë europianë.
‘Sot i uroj nga zemra çdo fëmije në Shqipëri: Gëzuar festën e 1 Qershorit!
Buzëqeshja në fytyrat e femijëve tanë është gëzimi dhe motivimi ynë për të bërë gjithçka që ata të kenë një jetë sa më të shëndetshme, të kenë më shumë hapësira argëtimi, që të shkojnë në çerdhe, kopshte dhe shkolla me standarte cilësore.
Sot jam shpresëplotë se e ardhmja e tyre në Shqipëri do jetë më e mirë, më e sigurt dhe se ata do të rriten me mundësi si gjithë fëmijët e tjerë europianë! #Gëzuar #1qershori’