Kulla e re/ Sahati i Tiranës rrezikon të shembet (fotot)

Saturday, 01 June 2019 21:01

Ndërtimet e reja që po ngrihen në qendrën e Tiranës, ngjitur me sheshin Skënderbej, që u rikonstruktua enkas për gradaçielat e reja që do lartësohen përreth tij, rrezikojnë të rrëzojnë edhe simbolin e Tiranës, Kullën e Sahatit. Fjala nuk është për zhdukjen e saj nga peisazhi, gjë që tashmë ka ndodhur me kullat që kanë zënë tërësisht sfondin e malit të Dajtit dhe minaren dhe Sahatin, por edhe për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik të këtij monumenti emblematik të kryeqytetit. Fotot që Lapsi.al ka siguruar sot tregojnë se rrethimi i kantierit të ndërtimit të Book building, është afruar ngjitur me kullën e sahatit.

Kompania e cila ka fituar të drejtën e ndërtimit të dy kullave (në foton e madhe sipër) TD&Partners, në pronësi të Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia, u vu në tehun e kritikave të opozitës që sapo u zbulua plani i saj. PD e denoncoi atë si një skemë të pastrimit të parave nga aksionerët e kompanisë së lojërave të fatit APEX, përmes këtyre ndërtimeve.

“Aksionaret e APEX, parate e bixhozit i shperndane ne disa shoqeri qe blene apo themeluan (Invest Society, Techno-Alb, TD&Partners, Golden Land, Linea Style), duke filluar nga 2016 e vazhdim. Kontraktuan klientet e Rames, Anri Salen (51N4E) dhe Stefano Boeri-n (Archea Studio) per projektimin kullave ne bllok (2) dhe prane kulles se Sahatit. Kercenuan pronaret e truallit per te lidhur kontrate sipermarrje me ta, duke perdorur instrumentat e Bashkise Tirane. U pajisen me leje zhvillimore nga KKT, me firmen e Rames”, ka thënë në janar të këtij viti Jorida Tabaku e cila ka botuar edhe dokumentet e këtij biznesi.

Lapsi.al

Modifikuar më Saturday, 01 June 2019 20:57
Login to post comments