Kryetari i opozitës Lulzim Basha iu bashkua protestës së te Unza e Re pasditen e sotme. Basha e quajti Shqipërinë një “bandë shtazarake”, që sipas tij, “tash një vit është kthyer në terronin e fëmijëve të Unazës e anembanë vendit pasi ka vendosur xhepin e babëzitur të Ramës, hajdutin më të madh në 3 dekada në Shqipërinë mbi interesat e qytetarëve të thjeshtë të këtyre vogëlushëve dhe anembanë vendit”.
“Unaza e Re ka qenë dhe është frymëzimi për betejën tone. Është modeli i forcës së qytetarëve të bashkuar kundër një tiranie të krimit, një bande me pushtet dhe një grushti pushtetarësh të bërë bashkë me hajdutët”, tha Basha, i cili hodhi akuza ndaj kryebahskiakut të Tiranës Veliaj dhe kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Balla si të përfshirë në ‘aferën e Unazës’.
“Afera Për të cubuar me një dore në kontot bankare në Delauere 30 mln euro, u ndal faqe qëndresës së qytetarëve”, tha Basha.
“Donin të vidhnin këto 40 mln euro, 30 mln prej tyre ti çonin në kontot bankare, donin të hapnin kantierin e parave të pista për Taulant Jarisin dhe mikun e tij të dënuar për trafik drogë për të pastruar 30 mln euro”, shtoi ai.
Basha tha se po tentohet të vidhet edhe me projektin e rrugës Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.
Banorët e Unazës së Re protestojnë prej muajsh kudër rrugës nga Sheshi Shqiponja te mbikalimi pranë pallatit me Shigjeta, që parashikon shembjen e banesave të tyre.