Sekretari i përgjithshëm i NATO mbërrin Tiranë, ja me kë takohet

Diel, 02 June 2019 14:39

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg ka mbërritur para pak minutash në Tiranë. Pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, Stoltenberg u prit nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me të cilën zhvilloi edhe një takim të shkurtër.

Ndalesa tjetër do të jetë në Kryeministri, ku do te pritet nga kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konferencë të shkurtër për shtyp. Më pas Sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë. Pas këtij takimi, ai do te largohet nga Tirana për të udhetuar drejt Maqedonisë.

Login to post comments