Edi Rama po humb çdo betejë me publikun. Edhe pse me mediat e kapura është munduar në vite të shpëlajë trurin e shqiptarëve se po përpiqet të bëj punë, edhe këtë betejë po e humb.
Shiheni Rames sot në Lezhë në takimin me socialistët të punësuarit e administratës mungon entuziazmi dhe karriget janë bosh. Në fjalën e Ramës sërish sot pati dhunë, dhe kjo dhunë çuditërisht ndërpreu dhe transmetimin e edicionit të lajmeve të zërit të Amerikës në mediat shqiptare. Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në Lezhë, në një kohë që Tirana do të presë protestën e shtatë kombëtare të opozitës kundër tij. Stili i Ramës që flet dhe dëgjon vet pas një çelje të dështuar te pseudofushates është bërë neveritës. Rama është bërë i padëgjueshëm dhe këtë e di dhe vet dhe ska makine propagandistike qe ta mbulojë. Kryeministri Edi Rama nuk është në ditët e tij më të mira, dhe këtë e ka treguar dhe takimi që mbajti sot në Lezhë, gjatë prezantimit të kandidatit Pjerin Ndreu për Bashkinë e qytetit.
Me më pak se 900 ndjekës në rrjetet sociale, fjalimi i Ramës ishte shumë larg atyre entuziastë që jemi mësuar të dëgjojmë gjatë gjashtë viteve që ai është në krye të qeverisë. Për të shkuar më tej te detajet, kryeministrit iu desh që të lexonte fjalimin në letër, pasi i kanë shteruar fjalët.
Një detaj që duket se nuk iu ka pëlqyer aspak as qytetarëve, është fakti se Rama ka shkelur mbin ngjyrat e flamurit kombëtar Kuqezi.
I gjithë podiumi ku Rama mbajti fjalimin e tij kishte vetëm dy ngjyra kuqezi, njësoj si flamujt që valëvisnin simpatizantët e pranishëm në takim, një pjesë e karrigeve ishin bosh.