Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili po qëndron në Shkup, tha në një konferencë shtypi në lidhje me Kosovën se NATO-ja është e pranishme atje në bazë të një kërkese ndërkombëtare. Zoti Stoltenberg shtoi se shpreson që mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit do të zgjidhen përmes dialogut. Ai theksoi se Marrëveshja e Prespës mund të shërbejë si model për zgjidhjen e problemeve në rajon./VOA