“Më nxorën me policë”,Spahia tregon përplasjen me Lleshajn

Hënë, 03 June 2019 15:30

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, sqaroi debatin e ndodhur mbrëmë në spitalin e Traumës mes tij e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Bardhi thotë se ka shkuar ndër të parët në spital, për tu interesuar për gjendjen e rëndë të një të riu nga Fieri, por është revoltuar kur ka parë se pak pas tij u shtua numri i policëve dhe civilëve në spital, pasi aty do të vinte ministri. Duke e cilësuar show, atë që Lleshaj bëri, Spahia thotë se u revoltua kur e pa dhe e ftoi të vizitonte qytetarët e plagosur prej policëve të tij.

“Me të marrë njoftimin për disa persona të plagosur, se u ndodhëm aty kur edhe u plagosën unë u nisa në Spitalin Ushtarak për tu interesuar për gjendjen e tij. I plagosuri kishte hemorragji të madhe dhe me porosi të kryetarit Basha shkova t’i qëndroj pranë. Po komunikoja me kolegët e mi mjekë dhe aty mora vesh që kishte 4 të plagosur në total. I vizitova edhe ata, kishin dëmtime serioze. U interesova edhe për 7 policët, nuk kishin nevojë për mjekim, ishin thjesht në regjim shtrati. Njëri kishte një hematomë të vogël në vetull, tjetri në pulpë, edhe ajo pa probleme. Me pak fjalë ishin dëmtime sipërfaqësore. Në një moment vërshuan forca të shumta policie u mbush spitali me civilë e policë, pas tyre hyri ministri i shoqëruar me ekipin e tij me kamera në dorë. Donte të bënte një shoë të neveritshëm”,- tha Spahia.

Për të treguar që ministri kishte bërë show, Bardhi u shpreh: “Më thanë vetë policët që s’mund të largoheshin nga spitali deri sa të vinte ministri të bënte show bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë. Aq e vërtetë është kjo sa pasi iku ministri, ikën edhe shumica e policëve”,- vijoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...