Pas hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama ndodhet në Kurbin për të mbështetur kandidaten Majlinda Carën për të marrë drejtimin e bashkisë.
Sipas tij kjo fushatë nuk është thejeshtë për të mbështetur kandidatët socialistë, por është fushatë e cila në thelb synon ta ndryshojë Shqipërinë.
Por ndryshe mendojnë qytetarët kurbinas.
Një prej tyre, me profesion mësues, ka denoncuar në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha detyrimin për të marrë pjesë në mitingun e Ramës.
“Denoncohet detyrimi për të marrë pjesë në antimitingun e Ramës në Laç”, shkruan Berisha, ndërsa fton të lexohet mesazhi i mësuesit dixhital.
“Z.Berisha Ju uroj shendet!Jam nje mesues ne rrethin Kurbin. Dua te denoncoj cpo ndodh sot ketu ne takimin qe Edvin Rama ka ne Lac. Me urdher jemi nisur te gjith mesuesit per ne miting. Presion I papare nga drejtoria arsimore dhe drejtoret e shkollave. Po perjetojme dite terrori. Cpune kane mesuesit, mjeket, policet te marin pjese me detyrim ne miting...! Kur do ndryshoj kjo punë ne Shqiperi se zdurohet me kjo pune? Por kjo esht njera, tjetra eshte qe dhe femijet e shkollave 9-vjecare I kane mbledhur ne Lac se gjoja ka koncerte, ekspozita e konkurse te pallati I kultures, gjithcka qe te jen aty kur te filloj mitingu. Ky vend esht I pa shprese, mesuesi profesioni me krenar te perdhoset keshtu, kjo sdurohet”.