Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për qëndrimin e Komisionit Europian, i cili ka deklaruar se do të shqyrtojë kërkesën e Holandës për rivendosjen e vizave me Shqipërinë.
“Edi Rama ka vetem nje qellim.(VIDEO). Ti izoloje shqiptaret dhe tu rivendose vizat atyre..
Edi Rama ne mes te parlamentit tha qe: “Parlamenti holandez miratoi nje rezolute i shtyre nga racistet holandeze antishqiptare,poor qeveria holandeze nuk do ta percjelle ne BE”.
Sot Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit Europian ka reaguar lidhur me kërkesën e Holandës për pengimin e levizjes se lire dhe vendosjen e vizave për shqiptarët duke thene:
“Në varësi të situatës do të shihet dhe sa do të zgjasë procedura, kjo është një kërkesë që bëhet për herë të parë. Hapi ynë i radhës është të njoftojmë Këshillin dhe Parlamentin. Në rast se kjo kërkesë do të miratohet, atëherë do të pengohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë. Ne do të kryejmë një process të plorë analizimi të rrethanave dhe më pas gjetjet do ia dërgojmë Parlamentit”, është shprehur zëdhënësja e KE.
Shiheni edhe nje here se si genjeu ne parlament Edi Rama(VIDEO)”,- shkruan Vasili në Facebook.