Kryente shpërthime me eksploziv, pranga të kërkuarit

E Enjte, 06 June 2019 13:01

Policia e Vlorës në bashkëpunim me atë të Elbasanit ka vënë në pranga një 42-vjeçar nga Tirana, i cili rezultonte i shpallur në kërkim.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale A. S.nga Tirana dyshohet se është autori që ka kryer dy shpërthime me eksploziv në qytetin e Elbasanit dy vite më parë.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Eksplozivi”.Operacioni nga DVP Vlorë në bashkëpunim me DVP Elbasan. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, si i dyshuar për ngjarje me eksploziv, të ndodhura në vitin 2017 në Elbasan.

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit, bazuar në informacione në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Eksplozivi”, në rrugën “Janaq Kilica”, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

42 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në maj të vitit 2017 në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan. Ndaj këtij shtetasi, i cili kohët e fundit fshihej në Vlorë, Gjykata e Apelit Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme”-njoftton policia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...