Ministër i Brendshëm pa të brendshme!

E Enjte, 06 June 2019 16:44

Nga Ylli Dylgjeri

Ministri Lleshaj per Deutsche Welle:

...“Unë nuk besoj që një publikim i tillë prish imazhin e Shqipërisë. Sigurisht që asnjë lajm sado i vogël, që

nuk është pozitiv, nuk na pëlqen. Por çështja ka nevojë që të merret me qetësinë e duhur pasi është në hetim dhe kjo është një rrjedhje e paautorizuar, duhet të presim fundin. Nuk duhet të kërcejmë te konkluzionet shumë herët, pasi i bëjmë dëm procesit.

 

Ajo që është publikuar është pjesë e një dosje që

po zhvillohet, bëhet fjalë për rastin konkret dhe përgjithësisht në të gjithë kuptimin e së drejtës përgjimet nuk janë prova, por indicie që të çojnë te provat. Duhet të presim deri kur të sqarohet rasti” tha ai.

Uaaaaaaauuu!

Ky ishte deklarimi i Ministrit Leshaj për median DW.

Fjale per fjale ky Minister nuk beson se vendit iu prish imazhin nga ky publikim. Dhe...merr guximin t'ja thote DW per gazeten më me peshen europine Bild? Per gazeten qe permbys Qeveri, politika e udheheqes.

Pra botimi te kjo e perditshme nuk prish imazh- na tha Lleshaj. Tha per Bild-in, qe botohet 5 milion kopje, qe shitet mbi 2 milion çdo dite, qe lexohet online nga 25 milion te tjere. Kjo perandori politikash e imazhi nuk prish imazh!!!

Qe ta thuash kete zoti Minister duhet te jesh nje ish ushrarak me graden jo kapter por kapderr! Duhet te jesh fare edhe pa organe, nga truri deri te zorra e trashe.Ose siç thone mirditoret per dike qe jua ka prure ne maje te hundes nga budalleku: Gjynah qe dhje...ne toke!

Po si mor Llesh, nuk prishka imazh Bild-i?

Administrata Juaj, dmth Departamenti i Administrates Publike qe Ju e keni ne vartesi institucionale, me akuzoi mua dhe me largoi nga detyra se i prisha imazhin Qeverise Rama per 4 vargje te nje vjershe?

Me hoqet statusin e nepunesit civil se bera humor per vetem 5 mije frendsa e 2 mije followers? Me quajtët opinionberes te FB? Po Bild me 25 milion lexues?

Allah allah. Me mire me zbrit ne Tirane, se ky lloj specie me keto deklarta me degdisi prap maleve nga ka ardhur.

Zoti te dhashte mend, o djali i Lleshajve!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...