DOKUMENTE/ “5.1 milionë euro të tjera për Fushën, llokma e radhës për oligarkun e preferuar të Veliajt”

E Enjte, 06 June 2019 17:39

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa publikon të tjera dokumente që tregojnë se si bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku i saj Erion Veliaj japin tendera pa fund për biznesmenin Shkëlqim Fusha dhe kompaninë e tij Fusha shpk.

Sipas Zhupës, Bashkia Tiranë ka shpallur sot fituese të tenderit për "Rehabilitimin e Blv. Zogu i Parë" kompaninë Fusha sh.p.k në një vlerë fondi prej 626.874.664 Lek ose rreth 5.1 Milion Euro.

Janë çfarë shkruan Ina Zhupa:

Llokma e rradhës për oligarkun e preferuar të Veliaj, 5.1 milion euro per Fusha shpk!

Nuk kane të ndalur parate publike qe i jepen nga Bashkia e Veliajt, kompanise se Shkelqim Fushes. Bashkia Tirane ka shpallur sot fituese te tenderit per "Rehabilitimin e Blv. Zogu i parë" kompaninë Fusha sh.p.k ne nje vlerë fondi prej 626.874.664 Lek ose rreth 5.1 Milion Euro.

Në konkurim kanë marrë pjesë te njejtat kompani klienteliste pranë qeverisë dhe Bashkisë Tiranë te cilat kanë marre tendera te tjere rrugesh pa garë.

Nje nga pjesmarrëset është kompania Gjikuria shpk, qe njihet si kompani që ka marr koncensionin e rruges Orikum - Dukat me një vlere 50 milion euro per 17km rruge , vlere e ekzagjeruar dhe qe shtohet here pas here.

Mesa duket oligarket konkurojne fiktivisht me njeri tjetrin dhe bihen dakort mes tyre per te marre llokmen e rradhes nga qeveria ose nga bashkia. Te gjithe te lumtur, pervec qytetareve qe ju vidhen dhe shperdorohen parate publike me cmime fiktive, me gara fiktive, me pune fiktive, me suksese fiktive.

61846419_2779596895445032_7860617246417092608_n1559831685.jpg

62359438_2779596955445026_9076913987068624896_n1559831686.jpg

61891972_2779597048778350_7788234652203876352_o1559831688.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...