Bylykbashi: Opozita nuk futet në zgjedhje me standartet e ‘Bandës së Shijakut’

E Enjte, 06 June 2019 19:16

I ftuar në Syri.net, ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka komentuar përgjimet e fundit të gazetës gjermane “Bild”. Sipas tij, ka patur raste kur kandidatët janë indimiduar e shantazhuar nga grupet kriminale.

“E kemi të provuar nga përgjimet ato që thotë ODIHR e ato që themi ne. Policia në vend që të pastronte qëndrat e votimit nga këta persona, sipas udhëzimit të KQZ, sërish nuk bëri. Në mënyrë të qëllimshme, mbylli një sy dhe votuesi kalonte nën tunelin e këtyre bandave. Ka patur raste kur kandidatë të veçantë janë shantazhuar apo intimiduar”, tha Bylykbashi.

Edhe sot, kemi të njëjtin problem shprehet ish deputeti, duke prekur problemin e kartave të identitetit të skaduara.

“Ne kemi kriminelin që i drejtohet politikanit e i thotë “do bëjmë rezultat 10-0” dhje këtë e bëjnë me vota. Ti nuk do të shkosh të votosh dhe ne pamë një rënie drastike të votuesve të opozitës. Nuk erdhën të votonin. Nuk po them se ky ishte problemi i vetëm, kemi dhe ne fajet tona. Sot kemi të njëjtin problem. Sot kemi karta identiteti të skaduara. Iu merr kartën dhe nëse ti shkon voton me pasaportë, krimineli të vjen të troket te dera”, deklaroi Oerd Bylykbashi.

Gjatë intervistës ish deputeti i PD për Durrësit, është shprehur se, opozita shqiptare nuk mund të futet në zgjedhjet e 30 qershorit me standarde që vendosen nga grupe kriminale. Duke komentuar qëndrimet e ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd BBorschardt, Bylykbashi deklaroi:

“Qëndrimi i tij është qëndrim që njihet prej kohësh. Nuk ka asnjë lloj rëndësie zyra e Tiranës. Misioni i ODIHR në 2009 tha se, u arrit shumica dërrmuese e standartave. Në atë kohë ishte kryeministër Sali Berisha dhe synohej arritja e standardeve evropiane dhe më pas u nënshkrua MSA, u liberalizuan vizat dhe gjithçka u kthye në proces integrimi. Qasja e Ramës është ndryshe. Nuk mund ti kërkohet kësaj opozite të futet në zgjedhje me standarde që vendos banda e Shijakut”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...