Debati mes Ramës dhe Gjekmarkajt: Je shërbëtor i krimit, mos kërcëno, nuk ma ndjen për ty

E Enjte, 06 June 2019 22:50

Gazetari Gjekmarkaj ka debatuarr me Ramën pasi ky i fundit e ofendoi duke e etiketuar si “shërbëtor të PD dhe të Bashës”. Gjekmarkaj i është përgjigjur duke ju përgjigjur se “ti je shërbëtor i krimit të organizuar”. Debati nisi pas debatit në lidhje me përgjimet e fundit të gazetës gjermane “Bild”.

Rama e ka ofenduar përgjatë gjithë kohës gazetarin ndërsa i ëshstë kundërpërgjigjur po aq ashpër. “Nuk më kërcënon ti mua, nuk ma ndjen fare për ty”, kjo sjellë edhe reagimin e Ramës duke përsëitur se gjuha e tij është ajo baltoviës të opozitës në Parlament.

Debati

Gjekmarkaj: Ju duhet të mbani përgjegjësi për këto që ndodhin në Shqipëri, ku kriminelët vendosin për deputetët dhe kryetarët e bashkive.

Rama: Ju jeni një shërbëtor i revolucionit.

Gjekmarkaj: Nëse unë jam shërbëtor, atëherë ju jeni shërbëtor i krimit të organizuar.

Rama: Këto janë ca përgjime që janë mbajtur gjatë për të bërë presion që të vijë në studio disa njerëz si ky (Drejton gishtin nga Gjekmarkaj).

Gjekmarkaj: Mos më drejto mua gishtin ki respekt, se s’të ka frikë njeri, mos kërcëno.

Rama: Unë nuk kërcënoj, unë nuk kërcënoj, unë nuk kërcënoj (Ndërkohë i bie tavolinës me grushta dhe flet me toanlitet’.

Rama shet Dakon

I ftuar në “Real Story” përballë gazetarit Sokol Balla, kryeministri Edi Rama, ka komentuar për herë të parë përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

Kreu i qeverisë sulmoi edhe Prokuroren e Përgjithshëm të Përkohshme, Arta Marku, duke e cilësuar absurd urdhrin e saj për të mos lejuar mediat për të nxjerrë skandale.

“Më duket një urdhër absurd i Prokurorisë që ju kërkon mediave të mos e publikojnë. Urdhër absurd nuk e di kujt ligji i referohet apo jo, por është absurd sepse mediat kanë të drejtë të publikojnë çdo gjë që ju bie në dorë”, është shprehur Rama.

Sa i përket kryebashkiakut të Durrësit, Rama u shpreh: “Sa u përket përgjimeve, Vangjush Dako nuk është më kandidat për Bashkinë e Durrësit, është njeri i lirë dhe mund të vihet para drejtësisë”.

Deklarata e Ramës në Real Story

Është një urdhër absurd i prokurorisë për të ndaluar mediat që të publikojnë përgjimet. Absurd! Nuk e di nëse i referohet ndonjë ligji të shkruar, por është i gabuar. Mediat janë të lira. Fjala vjen Wikiliks, tronditi gjithë labirinthin e komunikimeve diplomatike amerikane por nuk di të jep hapur ndonjë proces gjyqësor për gazetat. Mediat janë lajmësi.

Për sa i përket çështjes, unë them që çështja ka disa aspekte. Kam neveri nga përgjimet, jo nga përdorimi i përgjimeve sepse janë shumë të rrezikshme në aspektin e devijimit nga e vërteta sepse mund të nxirren nga e vërteta. Ka një aspekt edhe moral. Jemi në kushtet kur kryetari i bashkisë së Durrësit nuk është më kandidat. Është një person i lirë që duhet të përgjigjet deri në fund.

Përgjimet nuk janë prova, janë indice. Shikoj që ka një shëmti dhe më vjen për të vjellë kur dëgjoj biseda të caktuara. Ajo që është me rëndësi është se sa këto janë muhabete të materializuara me fakte dhe muhabete të njerëzve që bëjnë sikur zgjidhin çështjet në planet. Aspekti ligjor është një katastrofë nga pikëpamja e menaxhimit të këtij procesi. Është përgjegjësi e prokurorëve të ruajnë përgjimet.

Gjithë këta njerëz që i përkasin botës së krimit janë në burg. sa i përket aspektit politik ka diçka që askush nuk e thotë, por është diçka më problematikë…sepse unë besoj që kjo është një dosje e mbajtur në sirtar për shantazh politik dhe që lidhet me atë që unë e kam quajtur tërmeti i reformës në drejtësi në proces.

Këto copa materiale merren dhe nxirren që të ekspozohen në një gazetë me tirazh shumë të madh në Gjermani, duke sulmuar dy gjëra, e para duke i dhënë një kornizë të një zbulimi gjerman për të sugjestionuar shqiptarët këtu. Nga ana tjetër kjo ekspozohet në momentin kur ne presim nga Gjermania dhe vendet e tjera të marrim një dritë jeshile për negociatat. Natyrisht ky është një ushqim që helmon gjakun e shumë njerëzve këtu.

Kjo ka qenë një vendimmarrje në bashkëpunim me Vangjushin që i erdhi shpirti në majë të hundës për gjithë këtë situatë. Kemi bërë një vlerësim të të gjitha gjërave dhe vetë ai e ka pasur edhe këtë shqetësim sepse u bë tabelë qitje për diçka sipas tij është inskenim mbi bazë muhabetesh. Ka lidhje me një proces fushate në një zonë të caktuar ku këta njerëz që sot janë prapa hekurave kanë qenë historikisht në shërbim të Partisë Demokratike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...