Vasili publikon videon: Kryeministri bandit shkatërroi zgjedhjet e 2017

Premte, 07 June 2019 09:50

Ish-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “shkatërroi zgjedhjet e vitit 2017”.

Sipas Vasilit, ato zgjedhje ishin “një shemtirë e vërtetë dhe faqe e zezë e pluralizmit në Shqipëri”, ndërsa thekson se LSI e ka denoncuar atë që më 27 qershor të vitit 2017.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa publikon edhe videon e deklaratës për shtyp të mbajtur më 27 qershor të vitit 2017, Vasili thekson edhe një herë se “ndalja e kryeministrit bandit me çdo formë është legjitime”.

Postimi i plotë i Vasilit

Kryeministri bandit shkatërroi zgjedhjet e 2017. (VIDEO)

Zgjedhjet e 2017 ishin një shëmtirë e vërtetë dhe një faqe e zezë e pluralizmit në Shqipëri.

Qe ne 27 qershor eshte demaskuar publikisht turpi zgjedhor i 25 qershorit te 2017.

Ky kryeminister bandit kete kriminalizim te zgjedhjeve dhe shkaterrim te demokracise kerkon t’jua imponoje serish shqiptareve.

Fale BILD te gjithe e kuptuan me mire ate, qe LSI ka deklaruar ne mbarim te zgjedhjeve 2017. Shiheni VIDEON dhe do kuptoni shume qarte cfare tenton banditi qe te beje serish.

Ndaj ndalja e kryeministrit bandit dhe e zgjedhjeve te tij bandite, me cdo mjet e forme eshte legjitime ashtu si kushdo do te mbrohej nga nje hajdut qe i ka hyre ne shtepi.

Modifikuar më Premte, 07 June 2019 09:51

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...