Përgjimet u kryen nga shteti! Provë apo indicie, ato mbeten realitet!

Premte, 07 June 2019 10:57

Nga Ylli Manjani

Që të sqarohemi. Termat "provë" dhe "indicie", janë strikt terma ligjorë. Prokurorët dhe gjykatësit janë të detyruar të bëjnë dallimin ndërmjet provës dhe indicies (një shtysë që të shërben të shkosh tek e vërteta).

Në rastin e përgjimeve, përmbajta e bisedave është pa dyshim një indicie e fortë që shërben për të hetuar më thellë, deri sa të zbulohet mekanizmi se si ka ndodhur ngjarja. Në rastin konkret si i blenë votat.

Por ky hetim nuk ndodhi dhe indicieve po ju skadonte afati pa i hetuar askush.

Por përtej deficensës së Prokurorisë që as hetoi e as i ruajti këto materiale hetimore, qeveria nuk mund të mbrohet në publik me faktin që përgjimet sjanë prova?!!!!!

Qeveria nuk mund ti flasë publikut si në gjyq. Nëse ndjehet e pandehur mund ta bëjë, por një qeveri normale merr përgjegjësinë politike publikisht dhe reagon politikisht.

Se në daç quaji prova e në daç indicie ato përgjime shprehin një të vërtetë, një realitet që ka ndodhur.

Mund të mos jenë të mjaftueshme për dënim penal, por për përgjegjësi politike janë sa të duash të mjaftueshme. Kështu ka ndodhur edhe me të tjerë më parë.

Qeveria dënon aktin dhe merr përgjegjësi politike nëse do të jetë e besueshme. Sulmi ndaj gazetarëve dhe e folura si në gjyq e vetshpall atë fajtore para publikut.

Ato nuk janë përgjime nga kundërshtarët politike, as nga media që të mund të quhen shantazh. Por janë përgjime zyrtare,pra të kryera nga shteti. Autenticiteti i tyre nuk vihet në dyshim!

Nëse sduan të japin llogari politike publikut është temë tjetër, por me faktin që sjanë prova por indicie nuk mbrohen dot në publik, megjithë sjelljen e tyre prej të pandehurish.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...