PROVA/ Artikujt lavdërues të 'Die Welt' janë paguar nga Tirana

Premte, 07 June 2019 12:56

Botimit të përgjimeve nga të trafikantëve të drogës Avdylaj me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako nga tabloidi më i madh gjerman “Bild”, të gjithë politikanët rilindas dhe mediat pranë tyre po i përgjigjen me një speciale për Shqipërinë, që ka publikuar së fundi gazeta e të njëjtit grup botues, “Die Welt”.

“Die Welt” që ka reputacionin e një mediaje tejet serioze, ndryshe nga ajo e motrës së saj më të madhe që ka formatin e tabloidit, ka nxjerrë një botim special të përbërë nga më shumë se 20 artikuj dhe pothuajse 30 intervista rreth vendit tonë, duke përfshirë edhe një intervistë me kryëministrin Rama.

Përmes faqeve të kësaj specialeje i bëhet jehonë energjive mbresëlënëse të Ramës, portretit të tij prej sportisti dhe artisti, përpjekjeve të tij të suksesshme për të çuar vendin drejt BE-së, Shqipërisë si një parajsë turizmi dhe Tiranës si një qytet i mahnitshëm.

Të gjitha këto janë pompuar prej trei ditësh nga të gjitha televizionet, gazetat dhe portalet që i bëjnë fresk qeverisë sikur të ishin artikuj apo investigime gazetarësh të pavarur…

Por e gjitha sa po propogandohet këtu nuk është veçse një flluskë për të mbytur skandalin e përgjimeve. Sepse suplementi për Shqipërinë, ku bëhet portreti dhe intervista e Ramës, ku përkëdhelet Tirana e Veliajt, nuk janë asgjë tjetër veçse një politikë marketingu e paguar nga shteti shqiptar dhe nga bizneset pranë qeverisë që kanë reklamuar aty. Dhe natyrisht “Die Welt” që nuk funksionon sipas koncepteve të Blerina Gjylamentit për “Bild”-in, pra që të paguhet me euro nën dorë për artikujt që bën, ajo, zbaton ligjin duke e bërë gjithçka transparente. Një një prej faqeve të saj është e shkruar e zeza mbi të bardhë se ky publikim është bërë i mundur për mes reklamave dhe sponsorave. Pra që të lexohen ato artikuj paratë kanë ardhur direkt nga Tirana (Shih faksimilen djathtas).

Pra, përdorimi i këtyre artikujve për propogandë lokale e ka efektin zero. Krahasimi i tyre me investigimin e “Bild” është si të jesh duke parë një dokumentar për cilsinë e keqe të miellit që hyn në Shqipëri dhe në mes të tij të të shfaqet një reklamë për vlerat e mëdha të miellit serb.

Intervista e Ramës: “Kemi thuajse një qeveri të re. Pse i ndërrova ministrat”

Çfarë keni bërë sot në detyrë në cilësinë e kryeministrit?

Rama: Kam ndërruar disa ministra, rreth 70 përqind prej tyre. Kemi thuajse një qeveri të re tani që po flasim.

Cila është arsyeja? Tingëllon si një krizë qeveritare?

Rama: Herë pas here kemi nevojë për energji të re, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim si kombëtarja gjermane e futbollit pas fitores së Kupës së Botës. Që u eliminua në mënyrë të turpshme që në raundin e parë pas katër vitesh.

Juve ju pëlqen të përdorni metafora sportive, keni luajtur vetë basketboll profesionist. Biografinë e keni të pazakontë. Keni studiuar art përpara se të bëheni kryebashkiak dhe më pas kryeministër. Ku dallon sporti me artin?

Të dyja janë ekzistenciale për mua. Nuk mund të krahasohen. Si artist, punoja tërësisht në vetvete, diçka e brendshme. Në sport punoj jashtë, me të tjerët, për të arritur diçka të përbashkët.

Si kryebashkiak i lyet godinat gri me ngjyra për të dhënë shpresë tek njerëzit në Tiranë. Në atë kohë bëri shumë përshtypje dhe u krijua ideja se arti mund të ndryshojë shoqërinë në mënyrë të qëndrueshme, ndoshta edhe ta përmirësojë atë. A besoni akoma tek kjo? A është artisti një politikan më i mirë?

Rama: Arti nuk mund të ndryshojë shumë gjëra. Ndoshta shkoj larg kur them: nuk ndryshon asgjë fare.

Prisja më shumë idealizëm nga goja juaj…

Rama: Dua të them se arti nuk është në gjendje të parandalojë gjëra të këqija si lufta, dhuna apo konfliktet. Nuk i bën njerëzit më të mirë. Unë thjesht nuk e besoj këtë. Nuk di ndonjë poezi që ka ndaluar ndonjë gjakderdhje. Nuk di që ndonjë pikturë të ketë ndaluar bombat. Natyrisht, unë vlerësoj skulpturat që adresojnë racizimin dhe që ju bëjnë të vetëdijshëm për një tjetër lloj frike.

Çfarë do të thotë të udhëheqësh një vend? Që të jesh përgjegjës?

Rama: Është jeta e çmendur dhe e egër e një njeriu, që duhet të merret njëkohësisht me një numër të jashtëzakonshëm fatesh dhe temash. Nuk është më e lehtë që të menaxhosh një vend të vogël sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon. Shpejtësia e komunikimit është e jashtëzakonshme dhe qasja e njerëzve për mua është shumë e drejtpërdrejtë dhe intensive. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet. Toka në të cilën lëviz është gjithmonë në lëvizje. Është si një lojë globale shahu.

A jeni i kënaqur me veten?

Rama: Të mbash postin e kryeministrit është një punë e vështirë. Por nëse do isha i kënaqur, nuk do isha i duhuri për këtë post. Është diçka që duhet të shkojë më tej. Edhe nëse vetë do isha i kënaqur, nuk do ndalesha kurrë, nuk më shkon për shtat. E njëjta gjë është në art. Unë vazhdoj të vizatoj.

Ju udhëtoni shpesh nëpër Europë dhe botë. Si po evoluon Europa?

Rama: Do të bëhet shumë më keq përpara se të bëhet sërish mirë. Për fat të keq, nuk mund të lexoj filxhanin e kafesë, e di që ka politikanë të tjerë që besojnë se janë të aftë ta bëjnë këtë. Unë nuk u përkas atyre. Me të vërtetë nuk mund të parashikoj të ardhmen.

Çfarë mund të bëjmë tjetër për demokracinë në Europë?

Rama: Nëse mund të jem i sinqertë me ju, jo aq shumë. Po u them diçka nga këndvështrimi im. Deri më tani kemi qenë jashtëzakonisht me fat pasi kemi punuar e jetuar në një kohë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Po, bashkë me Angela Merkel dhe Gjermaninë. Unë sinqerisht shpresoj që ajo të qëndrojë me ne, pasi vizioni i saj nuk humb kaq lehtë. Shpresoj shumë që Gjermania ta kuptojë se nuk është vetëm përgjegjëse për të ardhmen e fëmijëve gjermanë, por edhe të Europës dhe më gjerë. Bëhet fjalë për çështje pushteti mbi të gjitha.

Dhe cila është qasja e vendit tuaj, e popullsisë shqiptare?

Rama: Ende e duam Evropën. Jemi gjithmonë të gatshëm për të dhënë PO. Jemi akoma të dashuruar pasi nuk jemi martuar akoma. Pas martesës do e shohim nëse do jemi ende të lumtur./Marrë nga Lapsi.al.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...