Fyerjet ndaj Bashës dhe Kishës Katolike, PD i përgjigjet ashpër vrasësit të Ardit Gjoklajt

Saturday, 08 June 2019 14:19

Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas insinuatave fyese të kryebashkiakut Erion Veliaj sot nga Zall Herri jo vetëm në adresë të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, por edhe në adresë të Kishës Katolike në Shqipëri lidhur me protestat.

Veliaj tha” “Basha shkon një javë para protestës në Gjermani, sillet vërdallë në Berlin e takon një prift, vjen në Tiranë dhe thotë që mora uratën që të shkatërroj Tiranën...”. Pas kësaj deklarate, Belind Këlliçi, kryetari i FRPD-së i dërgoi këtë mesazh Erion Veliaj me foton e mëposhtme:

 

Vrasësi i Ardit Gjoklajt, njeriu që premtoi se nuk do të kishte asnjë ndërtim dhe ka betonizuar Tiranën me paratë e krimit, guxoi sot të fyejë Kishën Katolike, ambasadorin e saj në Vatikan dhe gjithë komunitetin katolik shqiptar e më gjërë.

 

Lulzim Basha takoi - në Gjermaninë e tronditur nga mafia që drejton Shqipërinë dhe që blen vota për llogari të Edi Ramës e që pastron paratë për llogari të Edi Ramës dhe Erion Veliajt - përfaqësuesin e Vatikanit në Berlin!

Turp për ofendimet që i bën një personaliteti të tillë!

Sa për mbështetjen e Gjermanisë për Edi Ramën, besoj e pe tek refuzimi edhe për ta marrë në konsideratë rekomandimin për hapjen e negociatave, që është një lajm i tmerrshëm për Shqipërine dhe meritë personale e Edi Ramës.

Shqipëria në duart e batakçinjve si Erion Veliaj e të kriminelëve të lidhur me pushtetin po izolohet çdo ditë e më shumë dhe kjo është fatkeqësi për shqiptarët.

Sa për ty e dinë qytetarët e Tiranës çfarë ke bërë për qytetin!

Rrite taksat, tatimet, betonizove qytetin duke shkatërruar hapësirat e gjelbra, vrave një të ri nga babëzia për para dhe po shkatërron trashëgiminë e qytetit vetëm e vetëm për para, me të cilat më pas ti bashkë me PS, të blini votat për të mbajtur pushtetin tuaj të kalbur me çdo kusht e çmim! Turp!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...