Denoncimi/ Berisha: Mashtrimet e ndrikull Shahinit dhe falsiteti i tezës së provimit të anglishtes

Hënë, 10 June 2019 13:09

Nga Sali Berisha

Mesuesi dixhital denoncon:

- mashtrimet e ndrikull Shahinit dhe

- fallsitetin e tezes se provimit te anglishtes

Lexoni mesazhin e tij. sb

Zoti Berisha ju përshëndesim. Kini mirësinë të lexoni këtë mesazh dhe ta mund ta lexojnë edhe gjithë prindërit e maturantëve, si dhe shqiptarët mbarë.

Jemi një grup mësuesish të gjuhës angleze, të papërfshirë në procesin e hartimit dhe monitorimit të provimit të anglishtes së maturës 2019.

Sot pas publikimit të tezës nga ana juaj, ende në mes të procesit të provimit, lexuam edhe deklaratën e ministres së arsimit mbi gjoja seriozitetin e proçesit të maturës këtë vit.

Janë përralla me mbret i nderuar z. Berisha, sepse kush është i vëmendshëm dhe arsimtar i thjeshtë e kupton se vetëm seriozitet nuk ka në këtë proces.

Arsyeja? Siç e shikoni në fotot bashkëlidhur MASR ka përfituar asistencë nga BE (dmth edhe fonde) për të trajnuar hartuesit e tezave, ndërkohë që tek njëra nga fotot e provimeve që keni publikuar ju sot, duket qartazi pyetja e hartuar mbi Franz Kafkën e cila është e marrë copy paste nga Google.

Vërehet qartë që hartuesit e provimeve janë lodhur aq shumë me "Google Search", sa kanë prodhuar pyetje të cilat edhe vetë maturantët që patën mundësi të përdornin telefonin gjatë provimit, i kishin gjetur kollaj përgjigjet.

Fotot e Agjencisë në varësi të MASR flasin vetë dhe në to dallohen qartë edhe disa nga mësueset që kanë hartuar testine anglishtes, dhe janë të gjimnazit Ismail Qemali.

Ky është procesi dhe ky është serioziteti i tij, kanë harxhuar kohë, mund e para, për të prodhuar pyetje që çdo nxënës mesatar di se si ti gjejë në Google. Do ishte mirë që ministrja të dilte e ta shpjegonte këtë "seriozitet" përpara se të lëshojë deklarata jo profesionale, pasi ju sigurojmë se edhe nëse nuk dilte teza, maturantët e futur me celular në klasë do dinin se si ti gjenin përgjigjet.

Ju faleminderit për kohën dhe vëmendjen dhe ju urojmë shëndet, duke kërkuar ndjesë për mosbërjen publike të emrave tanë për arsye që na mirëkuptojnë gjithë kolegët tanë.

62652967_1294098290751075_1940593862170902528_n.jpg

62171900_1294098404084397_3826085119295225856_n.jpg

62493963_1294098487417722_2485238364328951808_n.jpg

62403215_1294098627417708_183324739089989632_n.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...