Nishani: Nëse Rama voton shkarkimin, Presidenti ka të drejtë të marrë çdo vendim për të mbrojtur Republikën

Hënë, 10 June 2019 17:57

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar në Syri Tv, situatën e fundit politikë në vend, ku Presidenti Ilir Meta shfyqizoi vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. AI thotë se kryetari i qeverisë dhe përfaqësues të politikës, nuk kanë tagrin kushtetues të bëjnë gjykim mbi një vendim të Presidentit.

”Gjithkush ka të drejtë të ketë fjalën e tij, të bëjë analizën e tij, por askush që nga kryetari i qeverisë dhe përfaqësues të politikës, nuk kanë tagrin kushtetues të bëjnë gjykim mbi një vendim të Presidentit. Presidenti i Republikës është i paraparë si interepretuesi i parë u Kushtetutës. Interpretuesi i parë sipas Gjykatës Kushtetuese është Presidenti, dhe përfundmitar është Gjykata Kushtetuese. Ai ka bërë interpretimin e tij sipas Kushtetutës. Ka shfrytëzuar tagrin e tij kushtetues, ka nxjerrë një dekret dhe e ka ç’dekretuar Gjithkush që nuk ka mospajtim shkon të Presidenti i Republikës”, -tha nIshani.

I pyetur nëse ky është akt politik apo i një shtetari, ish-Presidenti Nishani nënvizoi se: ”Presidenti i Repubkikës i ka të dyja anët e medaljes ka edhe gjykimin politik edhe atë të një shtetari. Sjellja politikë nuk është vetëm partizane por edhe në kuptimin politik. Në aspektin kushtetues ka përmbushuar dy nga detyrat thelëbësore që ka Presidenti i Republikës. Ka si detyrim nr 1 kushtetues përfaqësimin e unitetit të popullit dhe duhet të garantojë unitetin e popullit që e ka bërë duke e lënë të çohet në përplasje civile. Ka garantuar pluralizimin në Shqipëri”, tha Nishani.

Ish-Presidenti Nishani tha se “nëse mazhoranca ndërmerr hapa për të shkarkuar presidentin pas këtij akti, atëherë Republika është nën sulm dhe presidentit i lind e drejta të marrë çdo vendim për të mbrojtur Republikën”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...