Malan: Qeveria e Italisë të merret me krizën e rëndë në Shqipëri

Hënë, 10 June 2019 19:23

Kriza e rëndë politike, institucionale, ekonomike dhe sociale që po kalon Shqipëria ka tërhequr vëmendjen edhe të politikës italiane.

Pas reagimit të djeshëm të CDU/CSU në Gjermani, sot reagon Lucio Malan, zv/kryetar i grupit të senatorëve të Forza Italia.

Në reagimin e tij, Malan prek edhe deklaratat e kryeministrit Rama dhe eksponentetëve të tjerë të PS, të cilët paralajmëruar nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ai i bën apel qeverisë së tij në Romë të reagojë lidhur me krizën që po kalon Shqipëria.

"Kriza e rëndë institucionale në Shqipëri, që vijon prej muajsh, arriti sot një nivel veçanërisht kritik. Kryeministri Edi Rama po kërkon të largojë nga posti presidentin e republikës, fajtor vetëm se ka kërkuar të ndërmjetësojë lidhur me datën e zgjedhjeve lokale, në të cilat partitë e opozitës kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë, për shkak se, pas parregullsive të shumta, të vërejtura në zgjedhjet e 2017-s, nuk është regjistruar kurrfarë përmirësimi.

Kriza ka mbërritur një nivel aq kritik sa lideri i Partisë Demokratike (anëtare e Partive Popullore Evropiane) Lulzim Basha, ka dorëzuar në shenjë proteste mandatin e deputetit, së bashku me të gjithë kolegët e partisë së tij.

Prej vitesh, Basha e akuzon Ramën për lidhjet e tij me bosët e drogës, të cilët e eksportojnë atë kryesisht në Itali, çka ka sjellë edhe interesimin e mjaft magjistratëve italianë. Shpresoj që Qeveria (italiane) të interesohet për gjendjen në këtë vend kaq pranë nesh, ku ndodhen tashmë edhe mjaft sipërmarrës italianë, të cilëve u nevojitet, para së gjithash, ligjshmëria”, thuhet në deklaratën e politikanit italian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...