Lulzim Basha mblodhi në selinë e PD-së, aleatët besnikë. Në fokus të kësaj mbledhje ka qenë aksioni opozitar, ku burime bëjnë me dije se është caktuar që nesër do të vendoset data e protestës së 9-të kombëtare e opozitës.Kreu i PR-së, Fatmir Mediu është shprehur se partitë opozitare nuk kanë ndryshuar qëndrim, ku kërkohet zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Ramën kryeministër. “U diskutua angazhimi i opozitës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa dyshim që qytetarët do të qëndrojnë deri në fund për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa Ramën kryeministër”, tha Mediu. Në përfundim të takimit me partitë aleate, Basha do të mbledhë Kryesinë e PD.