Njerëz! Ndalojani vrapin e çmendur Edi Ramës!

E mërkurë, 12 June 2019 10:58

Anulimi i datës së zgjedhjeve me 30 qershor nga Presidenti Ilir Meta është një mundësi për të gjitha palët politike që të shmangin skenarin më të keq për vendin, që është përplasja. Por edhe pse akti juridik i kreut shtetit ka hyrë në fuqi ligjërisht, duke e bërë të pavlefshëm procesin zgjedhor, kryeministri Edi Rama duket i vendosur t’i shkojë deri në fund përplasjes vëllavrasëse mes shqiptarëve. Kreu i qeverisë deklaroi dje i vendosur se do të shkojë në zgjedhje pa opozitën dhe tashmë edhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe dekretin e Presidentit. Po dje, Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike për t’a kthyer në vendim zyrtar mos lejimin e zhvillimit të zgjedhjeve. Organi më lartë vendimmarrës i PD vendosi dje ngritjen e strukturave në gjithë territorin e vendit, të cilat kanë qëllim kryesor mos lejimin e zgjedhjeve pa opozitën dhe pa standarde, siç po parashikon Edi Rama të zhvillojë më 30 qershor. “Në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale, të organizuar nga Qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista të tyre, shkatërrimtare për demokracinë dhe zgjedhjet e lira”,- thuhet në dokumentin zyrtar të PD. Në këtë mënyrë, nga qëndrimet politike, opozita po kalon në mobilizim qytetar që nuk do të bëjë vetëm mitingje, por do të ketë detyrë bllokimin e procesit. Në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura të PD, jo më pak të rëndësishme për krizën politike kanë qenë dhe mesazhet e kreut të PD, Lulzim Basha. Së pari, Basha ka garantuar drejtuesit e PD-së se nuk do të ketë asnjë negociatë sekrete mes tij dhe Edi Ramës. Duke rrëzuar gjithë teoritë që qarkullojnë për komunikim të fshehtë mes tij dhe Edi Ramës, Basha është shprehur se PD nuk dogji mandatet e deputetëve për të bërë pazare me Edi Ramën. “Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës. Ka dy gjëra që duhet t’i dini qartësisht:

1. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni. Kjo nuk ka ndryshuar.

2. Dalja para drejtësisë e të gjithë atyre që vodhën votat tona, votat e shqiptarëve është kusht i panegociueshëm”,- deklaroi dje kreu i PD. Me këtë përbetim të Bashës para drejtuesve të PD-së, si dhe me strukturat e reja që po ngrihen në gjithë vendin nga opozita 30 qershori duket si dita e konfliktit. Reagimi i PD-së vjen edhe për shkak të kokëfortësisë së kreut të qeverisë për të mos hequr dorë nga zgjedhjet monopartiake. Nga Brukseli, ku ndodhej dje në takimet e planifikuara para vendimit për negociatat, kreu i qeverisë e interpretoi mbështetjen që BE jep ndaj Shqipërisë dhe rajonit për t’i integruar një ditë në BE, si kredo personale. Me këtë mbështetje, që Brukseli nuk e dha as për reformat, as për atletet e Ramës, por sepse i duhet që vendet e Ballkanit t’i mbajë me shpresën e anëtarësimit dhe të mos ndikohen nga faktorët e tjerë, pavarësisht problemeve që ka Shqipëria, Edi Rama vjen në Tiranë për të bërë aktin e fundit të vrasjes së demokracisë: zgjedhjet pa opozitën. Çdo shqiptar ndjehet mirë kur në Bruksel thuhet se e meritoni hyrjen në BE dhe është ajo që duan të gjithë, por të vlerësosh qeverinë dhe të harrosh se vendi po shkon drejt luftës civile kjo është komplet jashtë realitetit. Duket se dje ne Bruksel, komisionarët në ikje pas zgjedhjeve europiane i bënë qokat e fundit Edi Ramës. Dhe janë thjesht qoka për konsum në Tiranë, sepse në Bruksel negociatat dihet që nuk hapen. 30 qershori, siç po shkon Edi Rama, do jetë ditë që do mbahet mend si ditë me të plagosur dhe të vrarë. Kjo është tragjike, kjo duhet ndaluar me çdo kusht se flitet për jetë njerëzish, të cilët do përplasen me njeri tjetrin.

Ndërkohë që para se të nisim të numërojmë viktimat dhe dëmet e një vëllavrasje palët kanë një opsion në tavolinë që ua dha Presidenti Ilir Meta. Anulimi i datës së zgjedhjeve, i pëlqen apo jo PS dhe Ramës, është një akt juridik që zhbllokon krizën nëse palët duan. Është pa sens të merren me interpretimin e Kushtetutës për aktin që bëri presidenti, pasi jo vetëm nuk ka shkelje, por është mundësia që palët të reflektojnë në kohë.

Njerëz! Ndalojani dorën kryeministrit që po e çon popullin në ditën e vëllavrasjes së madhe me 30 qershor!

Qamil Xhani/ Koha Jonë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...