Nuk është qetësi që vjen për shkak të ndonjë pakti apo mungese informacioni. Është qetësi para furtune. BILD ka paralajmëruar një bum të ri përgjimesh për sa i përket gangsterëve të Rilindjes dhe përfshirjes së tyre në blerjen e votave të vitit 2017, me milionat e eurove të trafikut të kokainës.
Të gjithë bëjnë sikur nuk kanë dalë këto përgjime. Ka ca filozofë rilindja, nga Librazhdi, dhje ca ustallesha dogane, që shumë vjedhin ndonjë lek me burrin te ujësjellësi, të cilat na ‘sqarojnë; se nuk ka lidhje BILD dhe përgjimet me procesin elektoral në Shqipëri.
Është trishtim i madh, edhe kombëtar kur partia që Fatos Nano e ka meritën që jo e hapi, jo vetëm që e bëri anëtare të Internacionales Socialiste, jo vetëm që e mbushi me qytetarë, njerëz të botës akademike, profesorë me bindje të majta, të përfundojë te Taulant Balla.
Por sera e Ramës këto lloj krijesash nxori. Nxori konkubina elektronike, konkubina në kuptimin parësor të fjalës por edhe atë pexhorativ.
Por që të jemi të sinqertë është skandaloze, e trishtueshme deri në dhimbje dhe kjo vetëm një aspiranti për rrobaqepës mund t’i shkojë që të luftosh gjigandin BILD dhe të mundohesh për të bërë nul ato që ai shkruan me Taulant Ballën dhe Elisa Spiropalin.
Por kjo një vlerë e ka. Tregon se çfarë derexheje është Rilindja dhe është parathënia që ka prekur fundin.