Ambasada holandeze konfirmon: Parlamenti votoi kundër negociatave. Hapa pas me korrupsionin

E mërkurë, 12 June 2019 22:47

Ambasada e Holandës ka reaguar menjëherë pasi parlamenti holandez votoi për moshapje të negociatave me Shqipërinë.

Në njoftimin e ambasadës holandeze thuhet se Holanda mbetet e angazhuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, në njoftim saktësohet se vlerësohen hapat e ndërmarrë deri tani. Holanda mbetet e vendosur për perspektivën e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor;

– Politika e zgjerimit të BE bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz për të siguruar që reformat në vendet që aspirojnë të bashkohen me Bashkimin Europian janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme dhe të dhënat bazike janë të qëndrueshme.

– Holanda vlerëson dhe mirëpret hapat që ka ndërmarrë Shqipëria, veçanërisht në lidhje me reformën gjyqësore dhe procesin e vettingut. Procesi i vettingut është një proces vërtet i shquar, unik për rajonin.

– Megjithatë, ka edhe hapa, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që Shqipëria ende duhet të marrë përpara përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Këshilli në qershor të vitit 2018 para se negociatat e pranimit të mund të hapen. Në vazhdën e kësaj, parlamenti i Holandës më 12 qershor miratoi një mocion që i kërkoi qeverisë të mos pranonte të hapte negociata me Shqipërinë. Një vendim i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të 18 qershorit për të hapur negociatat e pranimit do të ishte i parakohshëm.

– Ne fuqimisht inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë rrugën e saj. Ne e pranojmë se sa sfiduese është procesi i pranimit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në reformat e saj sa më shumë që mundemi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...