Gafa e Juncker, i cili dukej tapë dhe mbështeste Ramën duke deklaruar se zgjedhjet duhet të mbahen në prill kur ishte qershor, ka sjellë humorin e Kapexhiut. Deklarata e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama kanë prodhuar jo pak ironi dhe meme në rrjetet sociale.
Zyrtari në largim nuk ishte i qartë se kur janë zgjedhjet në Shqipëri. Ai thoshte të mbahen në prill, kurse Rama i thoshte në vesh se duhen me 30 qershor.
Mjeshtri Bujar Kapexhiu ka prodhuar një karikaturë për këtë situatë. Karikatura titullohet: Mbështetje europiane!