E dërguara me punë e SHBA, Leyla Moses-Ones në zyrën e Presidentit Meta

E Enjte, 13 June 2019 10:19

Në ambientet e Presidencës, Kreu i Shtetit Ilir Meta ka takuar në këto momente të dërguarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones.

Nuk dihet me saktësi tema e këtij takimi, por ai vjen në një ditë ku priten shumë zhvillime politike, siç është mocioni me debat dhe dalja me një rezolutë nga Kuvendi, për shkarkimin e Presidentit.

Login to post comments