Hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është shtyrë për në vjeshtë.
Kështu raporton media ndërkombëtare “The Economist”, që thekson se Franca dhe Holanda janë pengesë për zgjerimin e mëtejshëm të BE.
Skeptike për këtë proces është dhe Gjermania, që nuk është plotësisht e bindur nga reforma në gjyqësor e Shqipërisë. Disa deputetë të Bundestagut kërkojnë që Tirana dhe Shkupi të ndahen dhe të trajtohen veçmas sa i përket negociatave.
“The Economist” thekson se deri pas pushimeve verore nuk do të ketë vendim për negociatat, ndërsa një shans konkret për hapjen e tyre mund të jetë fundi i tetorit.
Sipas medias ndërkombëtare, shtyrja e hapjes së negociatave për Shqipërinë është e justifikuar për shkak të krizës politike.
The Economist