Mehmetaj: Rilindja në angullimat e saj të fundit

E Enjte, 13 June 2019 18:14

Nga Kejdi Mehmetaj, Nënkryetare e LSI-së/

Prej gati një jave jemi bërë të gjithë dëshmitarë të një histerie kolektive që ka kapur rilindjen dhe të paguarit e saj. Me shqetësim të thellë shqiptarët ndjekin çudirat që flasin e bëjnë ithtarët e Ramës në pseudo parlament, KQZ e pothuaj çdo institucion që e kanë zaptuar, duke mos qenë të bindur nëse këto çudira janë lajthitje, frikë, pasojë e temperaturave të larta apo angullimat e fundit të një shtaze që po jep shpirt.
E teksa turren kush e kush ti bëjë më tëpër fresk shefit në rënie, kukullat rilindase nuk gjejnë kohë të kuptojnë se veprimet që po kryejnë, së paku kanë shkaktuar neveri e urrejtje ndër njerëzit e thjeshtë e së shumti, kur më në fund drejtësia të çlirohet nga kthetrat që e mbajnë peng, do I nxjerrin ata përpara saj për shkelje të rënda të ligjit.
Këta trima që si papagaj përsëritin shefin e rrënuar, si nuk gjetën pak guxim t’u kërkojnë falje shqiptarëve për derexhenë në të cilën e kanë futur vendin.
Përshembull, të flasin për milionat e eurove që u zhdukën nga doganat e që bën edhe “Crown Agency” të fliste me vete.
Ose për “Toyota Yaris”, pyjet e zhveshur të Librazhdit, djemtë dhunues të politikanëve rilindas e pronat publike që uzurpuan dhe po ndërtojnë me banda.
Të flasin për dosjet 339, 184 dhe përgjimet që kanë bërë publike “Zëri I Amerikës” dhe “Bild-I” gjerman.
Të përgjigjen për ministrat e kryebashkiakët, shokë të ngushtë të Ramës, të lidhur me banditë e kriminelë nga Vlora e deri në Shkodër.
Të shpjegojnë pse ende nuk ka asnjë përgjegjës për aferën e “Unazës së Re” dhe falsifikimin e firmës së një shtetari amerikan.
Pse vendi ka një Prokurore të Përgjithshme të Përkohëshme antikushtetuese dhe pse prej kohësh nuk kemi Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë.
Të na shpjegojnë pse Shqipërisë rrezikon ti kthehet regjimi I vizave dhe pse ëndrra Europiane u gropos pas votës së Parlamentit Hollandez kundër çeljes së negociatave.
Shqiptarët e kanë kuptuar hallin që e mban rilndjen dhe kryerilindasin të shtrënguar fort pas pushtetit. Lëshimi I karrigeve nuk I lë ata vetëm pa punë, por u rrezikon lirinë dhe shpagimin për dëmet e paimagjinueshme që kanë kryer.
Aq të shumta janë skandalet e krimet që kanë ndjekur këtë qeveri, sa qytetarët as nuk habiten më. Madje, u duket vetja naiv kur përballen me rilindjen e kërkojnë sado pak përgjegjshmëri në qeverisje. Naivitet u duket edhe kur flasin me ta për varfërinë, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë etj, sepse shefat e mëdhenj rilindas, janë të plotfuqishëm, të pasur, të fortë e të paarritshëm për qytetarët e thjeshtë.
Të vetmit të çmendur që synim të punës së tyre kanë ndarjen e popullit dhe nxitjen e konfliktit janë diktatorët dhe kriminelët. Me sa duket, Rama e ka ndarë mendjen ta pozicionojë veten si më të keqin ndër të dy kategoritë.
Në këtë moment të rëndësishëm për vendin, zgjidhja e krizës realizohet vetëm nëpërmjet rikthimit të shtetit të së drejtës, me institucione të pavarura që u shërbejnë qytetarëve, jo pushtetarëve. Mjaft më me përcartjet moniste e diktatoriale, është koha të punojmë për demokraci e demokracia vjen vetëm nëpërmjet proceseve zgjedhore pluraliste, të lira e të ndershme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...