Vota e deputetëve të O-pozitës duhet të ishte kundër zgjedhjeve moniste dhe instalimit të diktaturës

Premte, 14 June 2019 09:01

Nga Lefter Konstenja (Geshtenja)

Kurrë skam dashur të flas për këtë O #pozitën e re të Ramës, me veprimin e djeshëm detyrohem të shkruaj diçka.
Janë plot e përplot 25 kokrra deputetësh të o-pozitës së re në Parlament që dje bashkuan votat me pozitën e vjetër, për të miratuar rezolutën që dënonte vendimin e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.
Kurrë më parë në historinë tonë pluraliste 30 vjeçare nuk kishte ndodhur një gjë e tillë, që opozita të mbështesë në bllok, të votojë kundër interesit të saj, një rezolutë të pozitës(mazhorancës).
Megjithëse nuk duhet të çuditemi shumë, pasi po ti dëgjoje dje pothuajse të gjithë deputetët e opozitës së re që ligjëruan flisnin kundër PD dhe LSI, a thua ishin deputetë të rilindjes, duke harruar që kishin deklaruar më parë që ishin përfaqësues të këtyre forcave(PD LSI) kjo për të qarë e për të qeshur. Personalisht nuk dua të besoj që pazari ka qenë i lartë, por nuk po gjej arsye çfarë i shtyu këta përfaqësuesit e o-pozitës së re të votojnë pro pozitës???
Për më tepër kush na i bind dhe u shpjegon ndërkombëtarë që parlamenti është funksional dhe pluralist, kurrsesi nuk mund të ndodh kështu në vëndet e tyre, pasi besoj ky duhet të jetë rast unikal, i pranuar dje edhe nga vetë përfaqësuesit e pozitës.
Nuk ka shqiptar që të besoj që vota e djeshme ishte votë kundër Ilir Metës, vota e djeshme duhet te ishte votë për moslejimin e votimeve moniste, duhet të ishte votë kundër istalimit të diktaturës në Shqipëri.
Nëse dikush e lexon votë kundër Metës gabon, pasi vetë rilindja e propozoi dhe e votoi me plot 88 vota, kurrë se kam parë dhe nuk e shoh Ilir Metaj president si përfaqësues të opozitës.
Çdo shqiptar tashmë e ka të qartë se më 30 qershor nuk do të ketë as zgjedhje e as votime.
Është koha për të vazhduar në kauzën tonë, për zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën kryeministër.
#ShqipëriaSiEuropa

 

 

Modifikuar më Premte, 14 June 2019 09:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...