Meta: Presidenti i përket Republikës, Republika u përket qytetarëve

Premte, 14 June 2019 11:08

Sot Presidenti Meta ka folur për mediat pas një aktiviteti. Ai ka thënë se do të ndalojmë çdo të çmendur që don të fus popullin në konflikt civil.

“Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, por jo nga ky. Është zgjedhur nga një Parlament legjitim. Dhe Parlamenti i përket Republikës, ndërsa Republika i takon qytetarëve” – tha ndër të tjera, Meta.

Ai komentoi edhe “çdrekretimin” teksa tha se mund të ankimohet edhe në Gjykatën e Skraparit.

Gazetari: Zoti Meta a e lexuat rezolutën e miratuar na Parlament nga mazhoranca dhe a keni reflektuar? 100 vota ishin kundër jush zoti President....
Presidentit Meta: Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, natyrisht jo nga ky. Nga një parlament plotësisht legjitim, por Presidenti i takon republikës dhe republika u takon vetëm qytetarëve.
Gazetari: Por mazhoranca thotë se republika është parlamentare...
Presidentit Meta: Besoj se jam shumë i qartë.
Gazetari: A rrezikojmë të kthehemi në mbretëri tani që Kryeministri Rama i ka 94 vota?
Presidentit Meta: Shqipëria është republikë, Presidenti i takon Republikës dhe njëkohësisht republika u takon vetëm qytetarëve.
Gazetari: Datën e re të zgjedhjeve kur do ta kemi dhe kur do t’i thërrisni zotin Basha dhe zotin Rama në konsultë?
Presidentit Meta: Sa më parë të jetë e mundur, po punojmë me shumë qetësi dhe me shumë përgjegjësi. Dekreti është në fuqi, është i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti mban shënim me shumë vëmendje çdo institucion që shkel ligjin.
Gazetari: Zoti President, ndërkohë që dekreti juaj pritet të shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor, a do të pranojë Presidenti i Republikës çdo vendimmarrje cilado qoftë ajo e Kolegjit?
Presidentit Meta: Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston. Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet. Përkundrazi, i fton të gjithë që të izolojmë çdo të çmendur i cili në këtë dhurimi të gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme.
Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse vetëm ato sigurojnë çeljen e shpejtë të negociatave për në Bashkimin Europian që është objektiv i të gjithë qytetarëve. Dekreti është në fuqi, dekreti është i zbatueshëm, dekreti është i detyrueshëm për të gjithë. Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë, le të vazhdojë, është e drejta e tij. Presidenti ka të drejtë çdo ditë të bëjë thirrje për reflektim.
Gazetari: Çfarë pasojash do të kenë ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë?
Presidenti Meta: Ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë duhet të jenë të sigurt që do të kenë të gjithë pasojat që do të provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik në vend.

Modifikuar më Premte, 14 June 2019 11:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...