Paralajmërimi i frikshëm i Al Jazeera: Shqipërinë e pret një zhgënjim i madh...

Premte, 14 June 2019 11:38

A janë të angazhuar ndërkombëtarët për krizën në Tiranë? Kjo është një pyetje që mundon shqiptarët, sidomos kur shohin qëndrimet e disa ambasadorëve. Por qendrat kryesore europiane janë të angazhuara dhe kjo mund të shihet tek fakti se kriza në vend është ndërlidhur kaq shumë me bllokimin e nisjes së negociatave.

Portali i njohur i Brukselit, EUObserver jep lajmin e keq. Gjermania pritet që të nisë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut në shtator, kurse perspektiva e Shqipërisë duket më e zymtë.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev tha dje se është i bindur se vendi i tij do të hapë negociatat këtë vit. Edhe rrjeti i njohur, Al Xhazira shkruan se Shqipëria duhet të përgatitet për një zhgënjim më të madh. “Përkeqësimi i krizës politike erdhi teksa Shqipëria po shtrëngohet për një zhgënjim më të madh, me liderët e Bashkimit Europian thuajse të sigurt që nuk do e ftojnë vendin për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, që ishin planifikuar të përfundojnë në gjashtë vitet e ardhshme.

Të mërkurën, parlamenti holandez votoi kundër një ftese ndaj Shqipërisë, kurse kancelarja gjermane, Angela Merkel i tha një komiteti të Bundestagut në fillim të muajit se vendi mund të ftohet ndoshta në fillim të tetorit.

Rama u shfaq duke fajësuar kundërshtarët e tij politikë. Por edhe raportet e Komisionit Europian, të cilët janë të etur për të nisur bisedimet, kanë vënë në pah shqetësime serioze me mungesën e progresit të Shqipërisë në goditjen e krimit të organizuar të drogës, zbatimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e një gjyqësori të pavarur”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...