Meta: Jam zgjedhur nga një parlament legjitim, jo nga ky

Premte, 14 June 2019 12:35

Presidenti Ilir Meta ka reaguar një ditë pas miratimit në Kuvend të rezolutës kundër dekretit të tij.

Në një prononcim për mediat Meta u shpreh ndër të tjera se dekreti është në fuqi dhe presidenti është i gjithë republikës. "Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti jo nga ky, nga një parlament legjitim. Por presidenti i takon republikës,. Besoj se jam i qartë. Shqipëria është republikë, presidenti i takon republikës", tha kreu i shtetit.

Prononcimi i Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta

Pyetje: Zoti President, e keni lexuar këtë rezolutën e shumicës? 100 vota kundër jush zoti President, keni reflektuar?

Presidenti Meta: Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti. Natyrisht jo nga ky, por nga një Parlament krejtësisht legjitim. Presidenti i përket Republikës. Republika u përket qytetarëve.

Pyetje: Datën e re të zgjedhjeve kur do e keni? Dhe kur do ta thërrisni zotin Rama dhe zotin Basha në takim?

Presidenti Meta: Sa më parë që të jetë e mundur. Po punoj me shumë qetësi dhe me shumë përgjegjësi. Dekreti është në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti mban shënim me shumë vëmendje çdo institucion që shkel ligjin.

Pyetje: Zoti President, ndërkohë që dekreti juaj pritet të shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor, a do të pranojë Presidenti i Republikës çdo vendimmarrje, cilado qoftë ajo të Kolegjit Zgjedhor?

Presidenti Meta: Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit, që nuk ekziston. Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet.

Përkundrazi, i fton të gjithë që të izolojmë çdo të çmendur, i cili në këtë Ditë të Dhurimit të Gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme.

Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse vetëm ato sigurojnë çeljen e shpejtë të negociatave për në Bashkimin Europian, që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve.

Dekreti është në fuqi. Dekreti është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë, le të vazhdojë! Është e drejta e tij. Presidenti ka të drejtë që të bëjë thirrje çdo ditë për reflektim.

Pyetje: Zoti President, çfarë pasojash do të kenë ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë?

Presidenti Meta: Ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë duhet të jenë të sigurtë që do të kenë të gjitha pasojat që do të provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...