Vijon mosbindja e "lokalëve", edhe 3 bashki të tjera mbyllin KZAZ-të

Premte, 14 June 2019 14:53

Bashkia e Shkodrës, Skraparit ajo e Delvinës, e Gjirokastrës,Tropojës,  Matit etj, janë disa nga institucionet e tjera vendore që kanë nisur shkresa zyrtare ndaj Komisionit Qëndror të zgjedhjeve për tërheqjen e materialeve zgjedhore në zbatim të dekretit të Presdidentit për shtyrjen  e votimeve vendore.

Ato kërkojnë lirimin e menjëhershëm të ambjenteve të KZAZ-ve përkatëse si dhe heqjen e materialeve të publikuara dhe afishuara në institucionet arsimore të cilat janë në pronësi të Bashkive.

Shkresat e dërguara nga bashkitë në adresë të KQZ-së mbajnë firmën e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, Skraparit Nesim Spahiu, atij të Delvinës Rigels Balili dhe të Gjirokastrës, Zamira Rami etj.

Kujtojmë se më herët, diçka të tillë ka bërë edhe Bashkia e Kukësit e cila do të zbatojë dekretin e Presidentit Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale.

 

auto_WhatsApp_Image_2019-06-14_at_14.34.491560516359.jpeg

Login to post comments