Raporti i OSBE: Kodi Zgjedhor nuk parashikon zgjedhje pa kundërshtarë

Premte, 14 June 2019 22:00

OSBE/ ODIHR, siç e ka traditë në çdo fushatë elektorale, ka dalë sot me një raport paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Raporti është i paprecedentë, pasi për herë parë nuk flitet për standarde, por që në përmbledhje të raportit thuhet se debati kryesor është: A do ketë zgjedhje?

Raporti është i paqartë edhe për faktin se zyrtarisht, pas dekretit të Presidentit data e zgjedhjeve është shfuqizuar dhe ligjërisht nuk ka datë zgjedhjesh më 30 qershor.

Ajo që bie në sy në vëzhgimin e ndërkombëtarëve është se Kodi Zgjedhor nuk ka asnjë specifikë për zgjedhje pa kundërshtarë politikë.

Sipas raportit të bërë publik për periudhën 24 maj -11 qershor thuhet se mjedisi politik mbetet i polarizuar. “Diskursi politik është dominuar përgjithësisht nga pyetja nëse mund të mbahen zgjedhje pa pjesëmarrjen e partive opozitare kryesore. Gjuha e përdorur nga kundërshtarët politikë në mitingje, në mediat sociale dhe në median e shkruar dhe elektronike është shpesh e ndezur dhe e mbushur me akuza dhe kundërakuza“,- thuhet në raport.

Login to post comments