Përgjimet e reja të Bild, seanca plenare-Taulant Balla deklaratë urgjente në Kryesi

Hënë, 17 June 2019 09:23

Kjo e hënë që shënon dhe nisjen e një jave të re, pritet të jetë me zhvillime të vrullshme politike, pasi dita e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, të ç’dekretuara nga presidenti Meta po afron.

Mazhoranca ka vendosur që në seancën e sotme plenare të miratojë paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Socialistët e lidhin këtë me akuzat në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili po hetohet për një lobim që ka kryer në SHBA, i dyshuar për prapavijë ruse.

Nga ana tjetër gazeta gjermane Bild do të publikojë sot 16 përgjime të reja, që lidhen me krimet elektorale, që pritet të rëndojnë pozitat e qeverisë Rama, duke qenë se nxjerrin në dritë lidhjet e politikës me krimin.

E në mesin e këtyre zhvillimeve, kreu i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla do të mbajë rreth orës 9 e 30 një konferencë urgjente në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa ende nuk dihet se cila do të jetë tematika që ai do të trajtojë.

‘’Ju bej me dije se ne oren 9.30 te Kryesia e Kuvendit (salla e konferencave per shtyp) z. Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar te PS do kete nje konference urgjente per shtyp. Ftohet media ta ndjeke dhe pasqyroje me lidhje direkte”, njofton zyra e shtypit në Kuvend.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...