Pak minuta pasi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste njoftoi zyrtarisht për nisjen e procedurave të shkarkimit të Kreut të Shtetit, Ilir Meta, sigurohet lista e deputetëve që kanë kërkuar shkarkimin. Balla tha se janë 55 deputetë të Kuvendit që mendojnë se Presidenti Meta nuk duhet të qëndrojë më në detyrë.
Mësohet se deputetëve socialistë u janë bashkuar edhe disa deputetë të rinj që hynë në parlament pas largimit të PD dhe LSI.
Në krye të listës është dhe Ilir Ndraxhi, i cili tashmë njihet si ‘deputeti i klanit kriminal Avdylaj’, pasi nga përgjimet e Bild doli se u propozua e u mbështet, pikërisht nga ata për tu futur në parlament. Më poshtë keni dokumentin me emrat e të gjithë firmëtarëve që kërkojnë shkarkimin nga posti i presidentit Meta, ku bie në sy mungesa dhe refuzimi i Pandeli Majkos dhe Fatmir Xhafajt.
Të enjten Parlamenti miratoi me 100 vota rezolutën kundër vendimit të Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.