Gjosha: Situatë urgjente, qeveria duhet të marrë masa për azilkërkuesit

Hënë, 17 June 2019 18:59

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, përmes një postimi në facebook, thotë se qeveria duhet me urgjencë që të miratojë një plan masash për parandalimin e fenomenit të azilkërkuesve. Nga ana tjetër, ajo shkruan se: ”Parandalimi duhet të ndodhë sot, nesër mund të jetë shumë vonë dhe me pasoja të rënda për qytetarët shqiptarë! Të gjithë kemi në memorien tonë rradhët e gjata në ambasada. Uroj që kjo t’i përkasë vetëm të shkuarës, sepse e ardhmja duhet t’i përkasë Shqipërisë europiane dhe jo Shqipërisë rrethuar nga kufijtë dhe izolimi”.

Postimi i plotë

Sot erdhi një sinjal alarmi nga Komisioneri Avramopulos mbi rikthimin e vizave për Shqipërinë dhe për të gjitha vendet që shkelin rregullat e lëvizjes së lirë. I bëj thirrje qeverisë shqiptare ta trajtojë këtë çështje me seriozitet duke bashkëpunuar me partnerët europianë. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit luajnë një rol kyç në përmbushjen e këtij detyrimi.

Ndërkohë dëshiroj të rizgjoj Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme se është detyrë e saj kryesore të koordinoj të gjitha kërkesat e ardhura nga BE me institucionet e tjera përgjegjëse. Është urgjente miratimi i një plani masash për parandalimin e fenomenit të azilkërkuesve, duke analizuar në thelb pse ndodh ky fenomen, cilat janë shkaqet, duke filluar me trajtimin e cështjes në gjenezë si pasojë ekonomiko-sociale!

Çështja është një emergjencë sepse ajo vjen edhe pas një kërkese zyrtare të ardhur nga Hollanda për pezullimin e vizave si dhe ngritjes së këtij problemi edhe më parë nga Franca, Belgjika dhe shumë partnerë të tjerë europianë. Parandalimi duhet të ndodhë sot, nesër mund të jetë shumë vonë dhe me pasoja të rënda për qytetarët shqiptarë! Të gjithë kemi në memorien tonë rradhët e gjata në ambasada. Uroj që kjo t’i përkasë vetëm të shkuarës, sepse e ardhmja duhet t’i përkasë Shqipërisë europiane dhe jo Shqipërisë rrethuar nga kufijtë dhe izolimi!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...