Shenim i Syri.net
Nëse i bën një shoshitje fjalimeve të maskuara si ‘elektorale’ të Edi Ramës nëpër Shqipëri, ajo që të mbetet në mendje janë fjalët e tij shantazhuese e kërcënuese ndaj lidershipit të opozitës dhe gjithë shqiptarëve që janë pozicionuar kundër tij nga njëra anë; si dhe përmendja ogurzezë me një dendësi të paprecedentë e vitit të zi, 1997.
Edi Rama e ka bërë fjalën ‘burg’ në fjalimet e tij, njësoj sikur u thotë shqiptarëve ‘mirëmëngjes apo mirëmbrëma’. Në rolin e prokurorit dhe të gjykatësit njëkohësisht, ai nuk po kërcënon vetëm lidershipin e opozitës dhe presidentin e vendit, por edhe çdo qytetar që nuk e njeh më si kryeministër. Puna ka rritur deri aty, sa që edhe kandidatët e tij për kryetar bashkish shpërndajnë në rrjetet sociale dhe derë më derë në shtëpitë e qytetarëve, jo programe e premtime elektorale, por fletushka me kërcënime për burg me rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Përveç kësaj, në fjalimet e fundit të Edi Ramës, kushdo mund të dallojë fare qartë fiksimin e tij me vitin e përgjakur 1997. Në mënyrë malinje e përmend këtë vit në çdo fjali, por duke e referuar si një paralajmërim e kërcënim, që sipas tij po vjen nga opozita. Në fakt e vërteta është që as Lulzim Basha dhe askush tjetër nga lidershipi i opozitës, nuk e përmend fare këtë vit në fjalimet, apo komentet e tyre. Kur dëgjon Ramën, të krijohet përshtypja se edhe pse në pamje të parë kërkon të qetësojë qytetarët, se nuk ka shkak për një ‘97-të’ të dytë, ai po përpunon dhe po e përgatit opinionin për një periudhë të afërt anarkie në vend.
Nga na tjetër Lulzim Basha, edhe ditën e djeshme, duke e nuhatur këtë qëllim diabolik të Edi Ramës në lojën e rrezikshme me vitin 1997, doli dhe deklaroi pak a shumë se; ‘Ikja e kryeministrit në shërbim të krimit, nuk do të shoqërohet kurrë me një faturë të dhimbshme për qytetarët’.
Deri këtu jemi në fazën e përpunimit të opinionit, për atë që ka në mendje Edi Rama, të cilit tashmë që i ka dalë narkoza dhe po e sheh veten në ‘thertoren’ politike që i kanë bërë gati shqiptarët. Ka burime mjaft të besueshme diplomatike, të cilat ju referohen atyre të shërbimeve inteligjente të vendeve që përfaqësojnë, sipas të cilës në dëshpërim dhe në tentativë për të fituar ‘imunitet kriminal’, Rama do të provokojë me një plan diabolik futjen e vendit në një përplasje të egër civile, e cila më pas do ta çonte Shqipërinë në anarki të plotë.
Një nga arsyet se përse Rama është i detyruar që ta çojë vendin drejt kësaj situate kolapsi, mësohet se ai ka ‘marrë urdhër’ dhe është kërcënuar për ‘nxjerrje sekretesh të përbashkëta’ (por edhe me familjen) nga eksponentë të njohur të krimit, të cilët aktualisht gjenden prapa hekurave. Duket se ata i kërkojnë në mënyrë të pa negociueshme që ikjen e tij ta shoqërojë, me daljen e tyre nga burgu; rrugë tjetë, nuk ka. Por që të realizohet kjo ka vetëm një mënyrë, ajo e vitit 1997. Vetëm në kohë anarkie dhe trazirash, burgjet hapen vetë...
Ka kaluar pa jehonën e duhur në mediat e tjera, alarmi që ngre gjatë një interviste në gazetën, Shekulli, kreu i sindikatës së Shërbimeve Policore në Burgje, Valentin Macaj, për ‘sigurinë zero’ në burgjet shqiptare.
‘Mjetet e policisë së burgjeve shqiptare i ngjajnë një flote karakatinash të luftës së II botërore e në disa raste akoma më keq se kaq’, e përmbledh Macaj në vetëm një fjali sigurinë aktuale në burgjet shqiptare. Imagjinoni një shkërmoqje totale të institucioneve në një situatë trazirash të provokuara nga qëndrimi dhe vijë-sjellja e Ramës që ka nisur që tani!
Brenda këtij plani është edhe synimi i Edi Ramës, që të zgjedhë të dalë nga kjo fushë të cilën po e minon vetë me shpejtësi, vetëm ‘i plagosur’, por gjithsesi me këmbët e veta.
Një nga opsionet është ai për të cilin po lobon fortë te miqtë e tij ndërkombëtarë të mbetur, për të fituar ‘imunitet kriminal’. Kjo për ti shpëtuar bankës së drejtësisë dhe ruajtur pasurinë, tashmë aq të madhe sa që nuk mund të fshihet dot më, as në vendet offshore.
Paralelisht me këtë, një opsion tjetër është që pas trazirave ai ta ‘faktojë’ veten si viktimë të opozitës dhe të sigurojë azil politik, në një nga vendet e BE-së në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq, në Turqinë e Erdogan ose Arabinë Saudite. Këto janë shanset më ekstreme të tij, nëse vazhdon në këtë rrugë.
Tani pas përgjimeve të fundit të BILD, ku po del me zë dhe figurë si ‘shefi i madh’ i të gjithë operacioneve kriminale për blerjen e votës në bashkëpunim me krimin, burime afër tij kanë konfirmuar se po hedh çdo gjë në lojë (dorëheqjen të parën) vetëm që të vazhdojë që të qëndrojë në fushë, si kryetar i Partisë Socialiste.
Por a do ti realizojë dot Edi Rama, këto ‘plane shpëtimi’?!
Kështu siç po rrjedhin ngjarjet, rrezikon që biletën për në forumin e organizuar për ekonominë e Ballkanit Perëndimor ku pretendon se ka shkuar këto dy ditë, ta ketë prerë vetëm në një drejtim; Vajtje pa kthim...